Nov 6, 2026 | Circle, Njoftime
Objekti: Ekspertizë e jashtme për menaxhimin dhe koordinimin e projektit, si dhe për promovimin, përhapjen e rezultateve dhe organizimin e eventeve – Projekti ARIADNE
Bashkia Fier zbaton projektin ARIADNE – “SmARt City IoT-EnAbleD INfrastructurE Health Monitoring” (MIS 6011035), në kuadër të programit Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027. Në këtë kuadër, Bashkia Fier fton ekspertë, organizata dhe subjekte të interesuara të shprehin interesin për ofrimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme në pozicionet e mëposhtme:
1. Ekspert i jashtëm për menaxhimin dhe koordinimin e projektit. Mbështetje për koordinimin e aktiviteteve të projektit, menaxhimin administrativ dhe financiar, raportimin dhe komunikimin me Përfituesin Kryesor dhe partnerët e projektit.
- Ekspert i jashtëm për promovimin dhe përhapjen e rezultateve të projektit ARIADNE dhe për organizimin e eventeve. Promovimi i projektit dhe përhapja e rezultateve të tij, angazhimi i palëve të interesuara, si dhe organizimi i eventeve, takimeve, punëtorive dhe aktiviteteve informuese të projektit.
Subjektet e interesuara ftohen të paraqesin CV-në individuale ose profilin e organizatës/subjektit, duke evidentuar përvojën përkatëse, së bashku me të dhënat e kontaktit.
Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën info@bashkiafier.gov.al, brenda datës 16/11/2026, me subjekt: “Shprehje interesi / ARIADNE”.
w Vetëm subjektet e perzgjedhur do të ftohen më pas të marrin pjesë në procedurën e tenderimit.
(Kliko ketu per dokumentin)
Sep 22, 2026 | Circle, Njoftime
THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
Objekti: Ekspertizë e jashtme në komunikim dhe organizim eventesh – Projekti CIRCLE
Bashkia Fier, në kuadër të zbatimit të projektit CIRCLE, të programit Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027, fton ekspertë, organizata dhe subjekte të interesuara të shprehin interesin për ofrimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme në fushën e komunikimit dhe organizimit të eventeve.
Subjektet e interesuara ftohen të paraqesin CV-në individuale ose profilin e organizatës/subjektit, duke evidentuar përvojën përkatëse në komunikim, promovim dhe organizim eventesh, së bashku me të dhënat e kontaktit.
Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën info@bashkiafier.gov.al, brenda datës 27/09/2026, me subjekt: “Shprehje interesi / CIRCLE”.
Vetëm subjektet e perzgjedhur do të ftohen më pas të marrin pjesë në procedurën e tenderimit.
CALL FOR EXPRESSIONS OF INTEREST
Subject: External expertise in communication and event organisation – CIRCLE Project
The Municipality of Fier, within the framework of the CIRCLE project under the Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027 Programme, invites interested experts, organisations and entities to express their interest in providing external expertise in communication and event organisation.
Interested parties are invited to submit their individual CV or organisation/company profile, highlighting relevant experience in communication, promotion and event organisation, together with their contact details.
Documentation must be submitted to info@bashkiafier.gov.al by 27 September 2026, with the subject line: “Expression of Interest / CIRCLE”.
Only shortlisted applicants will subsequently be invited to participate in the tender procedure.
Link of the document
Jun 23, 2026 | Circle, Njoftime
NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI
Objekti: Njoftim për shtyrje afati për thirjen “Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit” për Projektin CIRCLE
Autoriteti Kontraktues: Bashkia Fier
Shtyrje afati të thirrjes për interes në kuadër të projektit strategjik ndërkufitar “ CIRCLE – Circular Economy Park” (MIS Code : 6018805), i cili synon të promovojë ekonominë qarkulluese në rajonin ndërkufitar Greqi-Shqipëri përmes menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve. Bashkia Fier ka nisur procedurën e tenderimit për objektin: ” Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit”. Ky projekt financohet nga Komisioni Europian nëpërmjet programit Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027.
Përshkrimi i Shërbimeve të Kërkuara:
- Koordinim Efektiv i Projektit: Garantimi i koordinimit të qetë të aktiviteteve të PP3 me Partnerin Kryesor dhe partnerët e tjerë të projektit
- Zbatim i Duhur: Monitorimi i progresit dhe garantimi i respektimit të afateve kohore dhe produkteve të projektit
- Outputet e Raportimit: Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve periodike me cilësi të lartë (teknike dhe financiare) në përputhje me kërkesat e programit
- Përputhshmëri Administrative dhe Financiare: Garantimi që të gjitha aktivitetet respektojnë rregullat e Interreg dhe BE-së
- Koordinim i Brendshëm: Lehtësimi i komunikimit brenda Bashkisë dhe me palët e interesuara
- Kontribut në Produkte: Mbështetja e përgatitjes së produkteve të WP1 (p.sh., D.1.2 – Kontributi i ekspertizës së jashtme në menaxhimin e projektit)
Afati për Aplikim: Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 10 Korrik 2026.
Për më shumë detaje mbi procedurat e tenderimit, referojuni rregullave të prokurimit IPA dhe anekseve të tij, të cilat mund t’i shkarkoni në adresën: https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG
Për të marrë më shumë informacion dhe për të siguruar dokumentacionin e tenderit, kontaktoni në adresën: info@bashkiafier.gov.al
Ftojmë të gjithë ofruesit e interesuar të marrin pjesë në këtë mundësi të rëndësishme për të kontribuar në suksesin e projektit CIRCLE dhe në tranzicionin drejt një ekonomie qarkulluese përmes menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjevenë ne rajonin ndërkufitar Greqi–Shqipëri.
—-
Dokumenti i njoftimit shqip. Shkarko
Dokumenti i njoftimit anglisht. Shkarko