Marrëveshje bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar

Marrëveshje bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar

Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armanso Subashi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën humanitare “Kryqi i Kuq Shqiptar” për ndërtimin/zhvendosjen e një ure metalike në Darëzezë nga Batalioni i Xhenios, e cila do të rrisë aksesin e komunitetit në zonën agrobujqësore dhe rezidenciale.

Drejt hapjes së filialit të merkatos MAAP në Fier

Drejt hapjes së filialit të merkatos MAAP në Fier

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Padovës, Z. Sergio Giordani, Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi ka zhvilluar një agendë të ngjeshur dhe shumë produktive në vendin fqinj. Pas takimeve miqësore dhe institucionale me qytetarin e parë të Padovës, të cilat u fokusuan në shtrirjen e një bashkëpunimi ndërsektorial dhe shkëmbimit të praktikave më të mira mes të dy bashkive, i sukseshëm ishet edhe takimi me liderin e një prej merkatove më të mëdha në Itali, Drejtorin Ekzekutiv të Mercato AgroAlimentare Padova (MAAP) Z. Maurizio Saia.

Ky takim nxiti hedhjen e hapave konkrete të ndërtimit të një tregu të madh të fruta perimeve (tipi frigoriferik) në bashkinë Fier. Ky treg do të jetë filial i merkatos së madhe të fruta perimeve në Padova, që është një nga tre merkatot më të mëdha në Itali. Finalizimi i këtij projekti dhe i disa projekteve të tjera në fushën e përpunimit të produkteve bujqësore do të hapë një faqe të re për zhvillimin e bujqësisë dhe garantimin e tregjeve në Bashkinë Fier, e jo vetëm.