Njoftim

Njoftim

NJOFTIM
Bashkia Fier njofton të gjithë qytetarët, bizneset dhe subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimi në territorin e bashkisë se, në kuadër të menaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta dhe mbrojtjes së mjedisit, me Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 66, datë 31.07.2026, është miratuar në parim caktimi i vend-depozitimit të përkohshëm të mbetjeve inerte/ndërtimore në zonën e Drizës.
Përmes këtij vendimi, synohet parandalimi i hedhjes së mbetjeve ndërtimore në hapësira publike apo sipërfaqe të tjera të pamerituara.
Informojmë të gjitha subjektet e interesuara se:
Të gjitha mbetjet inerte që gjenerohen nga punimet e ndërtimit, rindërtimit apo prishjes duhet të transportohen dhe depozitohen vetëm në pikën e miratuar në Drizë, me vendodhje
Hedhja e mbetjeve ndërtimore në vende të paautorizuara përbën shkelje administrative dhe do të ndëshkohet me masa administrative dhe gjoba sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
Bashkia Fier fton të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë të bashkëpunojnë për mbajtjen e territorit të pastër dhe zbatimin me rigorozitet të vendimeve në fuqi.

Për çdo informacion shtesë ose paqartësi, mund të kontaktoni pranë Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Higjienës, Bashkia Fier.
📞 Shpëtim Metaj – 069 755 0141
Përgjegjës i Mbetjeve të Qytetit