Aug 26, 2026 | Njoftime
📢 NJOFTIM
Bashkia Fier, Qendra Ekonomike e Arsimit njofton të interesuarit/ofertuesit se kërkon të marrë me qira objekt/godinë ndërtimore për kopsht fëmijësh, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
🏢 Objekti/godina duhet të jetë në kushte të mira përdorimi, e shtruar me pllaka ose parket, e lyer, me dyer të brendshme e të jashtme dhe dritare sipas standardit, në tavane të ketë ndriçim dhe çelësa për komandimin e tyre, të ketë instalime elektrike trefazore, të jetë me një sipërfaqe mbi 600 m², e lirë për një afat të papërcaktuar.
📍 Objektet të jenë në të katër rajonet e qytetit.
📄 Poseduesit e objektit/godinës me një sipërfaqe mbi 600 m² duhet të plotësojnë këto kushte:
1️⃣ Dorëzimin e certifikatës së pronësisë së objektit/godinës (kartela dhe harta treguese të jetë e tre muajve të fundit);
2️⃣ Deklaratë noteriale nga pronari i objektit/godinës që nuk ka konflikt me palë të treta;
3️⃣ Të ketë shlyer detyrimet e taksave vendore, në zbatim të ligjit “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar;
4️⃣ Të mos ketë detyrime ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Ujësjellës Kanalizime Fier (UKF);
5️⃣ Të jetë e lirë nga çdo barrë hipotekore ose me dhënien e pëlqimit;
6️⃣ 🅿️ Në afërsi të objektit/godinës të ketë vend të lirë parkimi për mjetin që furnizon me ushqime kopshtin.
📅 Afati i dorëzimit të ofertave është data 05/09/2026, në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë Fier ose në adresën e emailit: info@bashkiafier.gov.al.
Aug 26, 2026 | Njoftime
Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Komisionit të Emergjencave Civile, për shqyrtimin e pikave 8 dhe 9 të rendit të ditës për mbledhjen e datës 27.08.2026 të Këshillit Bashkiak Fier.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan:
Projektvendimi nr. 82, datë 18.08.2026, “Për trajtimin me ndihmë shtetërore financiare të familjes së shtetasit Kastriot Mitro, fshati Bishan, Njësia Administrative Levan, e dëmtuar nga zjarri i datës 27.07.2026”.
Projektvendimi nr. 83, datë 18.08.2026, “Për trajtimin me ndihmë shtetërore financiare të familjes së shtetases Ferlaje Gjata, fshati Peshtan i Madh, Njësia Administrative Levan, e dëmtuar nga zjarri i datës 05.07.2026”.
Aug 21, 2026 | Kulturë, Lajme, Njoftime

“Folk Fest 2026” vjen në Fier! 🎶
Të hënën, më 24 gusht, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve sjell në zemër të Fierit magjinë e këngës dhe valles shqiptare. 🇦🇱❤️
📆 24 Gusht
⏰ Ora 20:00
📍 Sheshi Qendror, Fier
Ju presim për një mbrëmje të bukur me ngjyrat e folklorit shqiptar! 💃🏼🎶✨

Aug 19, 2026 | Lajme, Njoftime

📢 NJOFTIM
Për arsye objektive, Festa e Pishës Kurorë do të zhvillohet më 2 shtator, ora 19:00, në Shënpjetër.
Ju mirëpresim, në një mbrëmje kushtuar traditës, muzikës dhe kujtimit të myzeqarit Llazi Spiro. 🌲🎶❤️
Aug 18, 2026 | Lajme, Njoftime
Bashkia Fier njofton qytetarët dhe grupet e interesit se, në kuadër të procesit të konsultimit publik për Reformën Administrative-Territoriale 2.0, do të zhvillohen dëgjesa publike sipas programit bashkëlidhur.
Në zbatim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore (Ligjit 139/2015 i ndryshuar), njoftimin dhe konsultimin publik (Ligjit 146/2014), të drejtën e informimit (Ligjit 119/2014) dhe ndarjen administrativo-territoriale, si dhe në vijim të shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 3573 prot., datë 31.07.2026, me lëndë: “Dërgohet Draft për Reformën Administrativo-Territoriale”, Bashkia Fier fton qytetarët, grupet e interesit dhe aktorët e tjerë të interesuar të bëhen pjesë e këtij procesi.
🎯 Qëllimi i konsultimeve publike është zhvillimi i një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, përmes marrjes së opinioneve, komenteve dhe rekomandimeve mbi Reformën Administrative-Territoriale 2.0 dhe funksionimin e saj.
📝 Komentet, propozimet dhe rekomandimet Tuaja janë të mirëpritura në adresën e email-it:
- Nerian.Bocova@Bashkiafier.gov.al
- info@bashkiafier.gov.al
📅 Kalendarin e Konsultimeve Publike, mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Fier, në linkun:
Dokumenti në PDF me Kalenderin e Konsultimeve publike
🏛️🏛️Draftin e Projektligjit të Kuvendit të Shqipërisë “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Fier, në linkun:
Projektligji reforma territoriale pdf
🤝 Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për garantimin e një procesi sa më transparent, gjithëpërfshirës dhe në interes të komunitetit.