Projekti Circle/ THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
Objekti: Ekspertizë e jashtme për menaxhimin dhe koordinimin e projektit, si dhe për promovimin, përhapjen e rezultateve dhe organizimin e eventeve – Projekti ARIADNE
Bashkia Fier zbaton projektin ARIADNE – “SmARt City IoT-EnAbleD INfrastructurE Health Monitoring” (MIS 6011035), në kuadër të programit Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027. Në këtë kuadër, Bashkia Fier fton ekspertë, organizata dhe subjekte të interesuara të shprehin interesin për ofrimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme në pozicionet e mëposhtme:
1. Ekspert i jashtëm për menaxhimin dhe koordinimin e projektit. Mbështetje për koordinimin e aktiviteteve të projektit, menaxhimin administrativ dhe financiar, raportimin dhe komunikimin me Përfituesin Kryesor dhe partnerët e projektit.
- Ekspert i jashtëm për promovimin dhe përhapjen e rezultateve të projektit ARIADNE dhe për organizimin e eventeve. Promovimi i projektit dhe përhapja e rezultateve të tij, angazhimi i palëve të interesuara, si dhe organizimi i eventeve, takimeve, punëtorive dhe aktiviteteve informuese të projektit.
Subjektet e interesuara ftohen të paraqesin CV-në individuale ose profilin e organizatës/subjektit, duke evidentuar përvojën përkatëse, së bashku me të dhënat e kontaktit.
Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën info@bashkiafier.gov.al, brenda datës 16/11/2026, me subjekt: “Shprehje interesi / ARIADNE”.
w Vetëm subjektet e perzgjedhur do të ftohen më pas të marrin pjesë në procedurën e tenderimit.