THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM KALENDARI ARTISTIK DHE KULTUROR I BASHKISË FIER 2027

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM KALENDARI ARTISTIK DHE KULTUROR I BASHKISË FIER 2027

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
KALENDARI ARTISTIK DHE KULTUROR I BASHKISË FIER 2027

Bëhu pjesë e jetës artistike dhe kulturore të Fierit!


Bashkia Fier, përmes Drejtorisë së Artit, Kulturës dhe Turizmit, fton artistë, krijues, organizata kulturore, shoqata dhe subjekte të tjera të interesuara të aplikojnë me projekt-propozime artistike dhe kulturore për vitin 2027.

Kjo thirrje synon të identifikojë, promovojë dhe mbështesë ide, nisma dhe projekte që sjellin vlera të reja në jetën kulturore të qytetit, nxisin krijimtarinë artistike, pasurojnë ofertën kulturore dhe turistike, promovojnë trashëgiminë kulturore dhe forcojnë identitetin e Fierit.

Ftojmë të gjithë krijuesit dhe aktorët e fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të bëhen pjesë e këtij procesi, duke sjellë propozime të reja, bashkëpunime dhe iniciativa me ndikim në komunitet.

Projektet e paraqitura do t’i nënshtrohen procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit, me synim përfshirjen e tyre në Kalendarin Artistik dhe Kulturor të Bashkisë Fier për vitin 2027.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 27 nëntor 2026.

Shkarko dokumentin për më shumë hollësi mbi kriteret dhe procedurën e aplikimit.