Jul 31, 2026 | Njoftime
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – 31 Korrik 2026
U zhvillua sot mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku u shqyrtuan dhe u diskutuan çështje me rëndësi për komunitetin dhe zhvillimin e Bashkisë.
Gjatë mbledhjes u prezantuan projektvendimet e parashikuara në rendin e ditës, të cilat pas diskutimeve u hodhën për miratim nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Bashkia mbetet e angazhuar për një vendimmarrje transparente dhe në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, duke bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Bashkiak për realizimin e projekteve dhe nismave në interes të komunitetit.

Jul 30, 2026 | Lajme, Njoftime
Rrezik i lartë zjarresh në Qarkun e Fierit, apel për vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm
Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar rrezik të lartë për zjarre në Qarkun e Fierit për periudhën 29 korrik – 2 gusht.
Në këto kushte, strukturat përgjegjëse dhe qytetarët ftohen të rrisin vigjilencën, duke forcuar masat për zbulimin në kohë, njoftimin e hershëm dhe reagimin e menjëhershëm ndaj çdo vatre zjarri.
Autoritetet theksojnë se parandalimi dhe ndërhyrja e shpejtë janë vendimtare për të shmangur përhapjen e flakëve dhe dëmet që ato mund të shkaktojnë.
Qytetarët këshillohen të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

Jul 30, 2026 | Njoftime
Ditën e sotme, DT.30.07.2026 u zhvillua mbledhja e Komisioni i Sherbimeve Publike, Transportit, Zhvillimit Rural, Lëvizshmërise Mjedisore, Parqeve, Rekreacionit dhe Parkingjeve rreth pikave 6 edhe 7 në Rendin e ditës për mbledhjen e datës 31/07/2026 të Këshillit Bashkiak Fier.

Jul 23, 2026 | Njoftime
Vendim mbi zhvillimin e mbledhjes e rradhes te Keshillit Bashkiak Fier Dt 31 Korrik 2026
Shkarko Dokumentin