U zhvillua mbledhja e Kryesisë së Këshillit Bashkiak Fier.

U zhvillua mbledhja e Kryesisë së Këshillit Bashkiak Fier.

📌 U zhvillua mbledhja e Kryesisë së Këshillit Bashkiak Fier.
✅ Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe u miratua rendi paraprak i ditës për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Fier, e cila do të zhvillohet të enjten, më 29 tetor 2026, në orën 12:00, në ambientet e Bashkisë Fier.
Bashkia Fier, plan masash për mbrojtjen nga përmbytjet gjatë dimrit 2026–2027

Bashkia Fier, plan masash për mbrojtjen nga përmbytjet gjatë dimrit 2026–2027

Bashkia Fier, plan masash për mbrojtjen nga përmbytjet gjatë dimrit 2026–2027
Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit Vendor të Mbrojtjes Civile në Bashkinë Fier, me temë “Plani i masave për mbrojtjen nga përmbytjet për sezonin e dimrit 2026–2027”.
Në mbledhje morën pjesë anëtarët e Komisionit Vendor, të përcaktuar sipas urdhrit të Kryetarit të Bashkisë Fier.
Duke u mbështetur në përvojën e përmbytjeve të janarit 2026, u analizuan problematikat dhe mangësitë e evidentuara gjatë asaj periudhe, të cilat shërbyen si bazë për hartimin e planit të ri të masave.
Qëllimi është forcimi i gatishmërisë, përmirësimi i koordinimit ndërmjet strukturave përgjegjëse dhe marrja e masave parandaluese për të përballuar situatat e mundshme të përmbytjeve gjatë sezonit të dimrit 2026–2027, me synim mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe infrastrukturës.
THirrje për aplikim për përfitimin e statusit ‘Pronar social’

Bashkia Fier shpall 3 vende të lira pune për pozicionin Mbikëqyrës

Në kuadër të hapjes së tre projekteve të reja, Bashkia Fier, në bashkëpunim me Zyrën e Punës, shpall 3 (tre) vende të lira pune për pozicionin Mbikëqyrës pranë Ndërmarrjes së Pastrimit, Gjelbërimit dhe Aktiviteteve Kulturore.

Të gjithë personat e interesuar që plotësojnë kriteret e mëposhtme janë të ftuar të aplikojnë.

Kriteret për aplikim:

  • Të kenë përfunduar arsimin e lartë;
  • Të jenë të regjistruar pranë Zyrës së Punës.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • CV (Jetëshkrimi).

Afati për paraqitjen e dokumentacionit është 30 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Të interesuarit mund të paraqesin dokumentacionin pranë Zyrës së Punës.