Projekti Circle/ THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

Projekti Circle/ THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

 Objekti: Ekspertizë e jashtme për menaxhimin dhe koordinimin e projektit, si dhe për promovimin, përhapjen e rezultateve dhe organizimin e eventeve – Projekti ARIADNE

Bashkia Fier zbaton projektin ARIADNE – “SmARt City IoT-EnAbleD INfrastructurE Health Monitoring” (MIS 6011035), në kuadër të programit Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027. Në këtë kuadër, Bashkia Fier fton ekspertë, organizata dhe subjekte të interesuara të shprehin interesin për ofrimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme në pozicionet e mëposhtme:
1. Ekspert i jashtëm për menaxhimin dhe koordinimin e projektit. Mbështetje për koordinimin e aktiviteteve të projektit, menaxhimin administrativ dhe financiar, raportimin dhe komunikimin me Përfituesin Kryesor dhe partnerët e projektit.

  1. Ekspert i jashtëm për promovimin dhe përhapjen e rezultateve të projektit ARIADNE dhe për organizimin e eventeve. Promovimi i projektit dhe përhapja e rezultateve të tij, angazhimi i palëve të interesuara, si dhe organizimi i eventeve, takimeve, punëtorive dhe aktiviteteve informuese të projektit.

Subjektet e interesuara ftohen të paraqesin CV-në individuale ose profilin e organizatës/subjektit, duke evidentuar përvojën përkatëse, së bashku me të dhënat e kontaktit.

Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën info@bashkiafier.gov.al, brenda datës 16/11/2026, me subjekt: “Shprehje interesi / ARIADNE”.

w Vetëm subjektet e perzgjedhur do të ftohen më pas të marrin pjesë në procedurën e tenderimit.

(Kliko ketu per dokumentin)

 

Njoftim për dëgjesë publike

Njoftim për dëgjesë publike

Njoftim për dëgjesë publike
Ju njoftojmë se do të zhvillohet dëgjesa publike në kuadër të:
Përgatitjes dhe hartimit të hartës së hapësirave publike në territorin e Bashkisë Fier
Takimi do të zhvillohet: Ditën e Martë, datë 02.12.2026 ora 10:00 në ambientet e Sallës së Mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë Fier.

Kliko ketu per dokumentin 

Njoftim për dëgjesë publike

Njoftim/ Për çeljen e aplikimeve për programin social të strehimit subvencionit të qirasë në tregun e lirë për vitin 2027

Bashkia Fier, në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirasë, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”,  VKM nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo program social të strehimit, dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, datë 03.07.2019 ”Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”, VKM nr. 362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe

VKM nr.301, datë 15.04.2021, “Për normat e strehimit”

njofton të gjithë familjet e pastreha të interesuara  të depozitojnë  kërkesën e tyre dhe dokumentacionin ligjor si më poshtë vijon:

Kliko ketu per dokumentin 

U zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Fier dt. 29.10.2026

U zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Fier dt. 29.10.2026

 U zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Fier ️, gjatë së cilës u miratuan me unanimitet të gjitha pikat e parashikuara në rendin e ditës. ✅ 

Mbledhjen e këshillit bashkiak Fier të dt. 29.10.2026 e ndiqni këtu:

http://<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100066759859064%2Fvideos%2F1432924528267752%2F&show_text=true&width=560&t=0″ width=”560″ height=”429″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Njoftim për dëgjesë publike

Përfunduan dëgjesat publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027

📌 Përfunduan dëgjesat publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027

Bashkia Fier përmbylli dëgjesat publike në kuadër të procesit të hartimit të Paketës Fiskale për vitin 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2027–2029 dhe Buxhetit të Bashkisë Fier për vitin 2027.

Gjatë këtyre takimeve, qytetarët dhe grupet e interesit patën mundësinë të shprehin mendimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre, duke kontribuar në procesin e planifikimit dhe përcaktimit të prioriteteve për vitin e ardhshëm.

Bashkia Fier mbetet e angazhuar për transparencë, komunikim të hapur dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen vendore.