📌 Përfunduan dëgjesat publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027
Bashkia Fier përmbylli dëgjesat publike në kuadër të procesit të hartimit të Paketës Fiskale për vitin 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2027–2029 dhe Buxhetit të Bashkisë Fier për vitin 2027.
Gjatë këtyre takimeve, qytetarët dhe grupet e interesit patën mundësinë të shprehin mendimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre, duke kontribuar në procesin e planifikimit dhe përcaktimit të prioriteteve për vitin e ardhshëm.
Bashkia Fier mbetet e angazhuar për transparencë, komunikim të hapur dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen vendore.



