Njoftimet më të fundit

Bashkia Fier, plan masash për mbrojtjen nga përmbytjet gjatë dimrit 2026–2027

Publikuar: October 21, 2026
Bashkia Fier, plan masash për mbrojtjen nga përmbytjet gjatë dimrit 2026–2027
Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit Vendor të Mbrojtjes Civile në Bashkinë Fier, me temë “Plani i masave për mbrojtjen nga përmbytjet për sezonin e dimrit 2026–2027”.
Në mbledhje morën pjesë anëtarët e Komisionit Vendor, të përcaktuar sipas urdhrit të Kryetarit të Bashkisë Fier.
Duke u mbështetur në përvojën e përmbytjeve të janarit 2026, u analizuan problematikat dhe mangësitë e evidentuara gjatë asaj periudhe, të cilat shërbyen si bazë për hartimin e planit të ri të masave.
Qëllimi është forcimi i gatishmërisë, përmirësimi i koordinimit ndërmjet strukturave përgjegjëse dhe marrja e masave parandaluese për të përballuar situatat e mundshme të përmbytjeve gjatë sezonit të dimrit 2026–2027, me synim mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe infrastrukturës.