Njoftim Punesimi Mjek Pune

Njoftim punesimi mjek pune
Kandidatet qe kerkojne te aplikojne per kete pozicion pune, mardhenia e te cilit lidhet ne baze te ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”, ligjit nr. 7961, date 12.07.1995 “Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise” i ndryshuar, me akt marrveshje, si dhe ne zbatim te VKM nr. 107 dt 09.02.2011 “Per perberjen, rregullat e organizimit dhe te funksionimit te Keshillit te Sigurise dhe Shendetit ne pune dhe perfaqesuesit te punemarresve, ( shtojca II pika 2), Ligjit nr. 1023 7 dt 18.02.2010 ” Per Sigurine dhe Shendetin ne Pune” i ndryshuar, Ligjit nr. 1023 7 dt 18.02.2010 ” Per sigurine dhe shendetin ne pune “, i ndryshuar, Ligj i nr. 963 4 dt 3 0 .10. 2006 ” Per inspektimin e punes ” i ndryshuar,
duhet te plotesojne kriteret e meposhtme:
Kritere te pergjithshme:
• Te kene shtetesine shqiptare;
• Te gezojne zotesi te plote per te vepruar;
• Te permbushin kerkesat per llojin dhe nivelin arsimor, si dhe te zoterojne aftesite profesionale te domosdoshme per vendin perkates te punes sipas kritereve te miratuara;
• Te jene te afte per pune;
• Te mos jene te denuar me nje vendim gjykate te formes se prere per kryerjen e nje krimi;
• Te mos jete marre ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna per shkak te nje shkeljeje te rende disiplinore;
• çertifikata, trajnime profesionale, ne fushen e mjeksise se pergjithshme
Kandidatet qe do te aplikojne per konkurim duhet te paraqesin dokumentet e
meposhtme brenda dates 30.9.2026:

Shkarko dokumentin 

Njoftim për dhënien me qira të sipërfaqeve “tokë pa frut” në Sheq Marinas dhe Grykë

NJOFTIM PER DEGJESA PUBLIKE

NJOFTIM PER DEGJESA PUBLIKE
Bashkia Fier ju njofton se do te zhvillohen degjesa.publike ne kuader te procesit te hartimit te:
PAKETES FISKALE PER VITIN 2027;
PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESEM VENDOR 2027-2029;
HARTIMIT TE BUXHETIT TE BASHKISE FIER PER VITIN 2027.
Shkarko dokumentin

Çdo të martë, Bashkia Fier pret qytetarët në Sallën e Këshillit Bashkiak

Çdo të martë, Bashkia Fier pret qytetarët në Sallën e Këshillit Bashkiak

Pranë qytetarëve, për çdo problematikë!
📍 Çdo të martë, Bashkia Fier pret qytetarët në Sallën e Këshillit Bashkiak, ku zhvillohen takime të drejtpërdrejta për të dëgjuar shqetësimet, kërkesat dhe problematikat e tyre.
🗓️ Çdo të martë
⏰ 13:30–16:00
🗣️ Dëgjojmë, komunikojmë dhe punojmë për zgjidhjen e problematikave të qytetarëve.
🏛️ Mbledhja e Këshillit Bashkiak Fier 27.08.2026

🏛️ Mbledhja e Këshillit Bashkiak Fier 27.08.2026

🏛️ Mbledhja e Këshillit Bashkiak Fier

Më 27 gusht 2026 u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Fier, ku u shqyrtuan çështjet e parashikuara në rendin e ditës dhe projektvendimet përkatëse.

Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit Bashkiak vijuan me vendimmarrjen, në funksion të interesit të komunitetit dhe zhvillimit të Bashkisë Fier.

 

 

Njoftim për dhënien me qira të sipërfaqeve “tokë pa frut” në Sheq Marinas dhe Grykë

📢 NJOFTIM Bashkia Fier, Qendra Ekonomike e Arsimit njofton të interesuarit/ofertuesit se kërkon të marrë me qira objekt/godinë ndërtimore për kopsht fëmijësh, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

📢 NJOFTIM

Bashkia Fier, Qendra Ekonomike e Arsimit njofton të interesuarit/ofertuesit se kërkon të marrë me qira objekt/godinë ndërtimore për kopsht fëmijësh, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

🏢 Objekti/godina duhet të jetë në kushte të mira përdorimi, e shtruar me pllaka ose parket, e lyer, me dyer të brendshme e të jashtme dhe dritare sipas standardit, në tavane të ketë ndriçim dhe çelësa për komandimin e tyre, të ketë instalime elektrike trefazore, të jetë me një sipërfaqe mbi 600 m², e lirë për një afat të papërcaktuar.

📍 Objektet të jenë në të katër rajonet e qytetit.

📄 Poseduesit e objektit/godinës me një sipërfaqe mbi 600 m² duhet të plotësojnë këto kushte:

1️⃣ Dorëzimin e certifikatës së pronësisë së objektit/godinës (kartela dhe harta treguese të jetë e tre muajve të fundit);

2️⃣ Deklaratë noteriale nga pronari i objektit/godinës që nuk ka konflikt me palë të treta;

3️⃣ Të ketë shlyer detyrimet e taksave vendore, në zbatim të ligjit “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar;

4️⃣ Të mos ketë detyrime ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Ujësjellës Kanalizime Fier (UKF);

5️⃣ Të jetë e lirë nga çdo barrë hipotekore ose me dhënien e pëlqimit;

6️⃣ 🅿️ Në afërsi të objektit/godinës të ketë vend të lirë parkimi për mjetin që furnizon me ushqime kopshtin.

📅 Afati i dorëzimit të ofertave është data 05/09/2026, në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë Fier ose në adresën e emailit: info@bashkiafier.gov.al.