VENDIM NR.07 DATË 20.07.2024.2026

VENDIM NR.07 DATË 20.07.2024.2026
PËR MIRATIMIN E RENDIT PARAPRAK TË DITËS PËR MBLEDHJEN E DATËS 22 KORRIK
Kryesia e Këshillit Bashkiak Fier në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 27 datë
15.04.2020 Për miratimin e regullores së Këshillit Bashkiak, rregullores për Konsultimet
Publike dhe Kodin e Sjelles për funksionimin e Këshillit”. Kreu 2. neni 22 “Kryesia e Këshillit ”
neni 1. 3, 4
VENDOSI:
1-Miratimin e Rendit paraprak të Ditës për mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. e cila do të
zhvillohet në datën 22.07.2026 ora 10.00. Bashkëlidhur këtij vendimi gjenden pikat e Rendit
paraprak të Ditës.
2-Ngarkohet Sekretari i Këshillit Bashkiak për publikimin e njoftimit të Rendit të Ditës. si dhe
njoftimine Këshilltarëve. Kryetarit të Bashkisë dhe çdo personi tjetër të interersuar për
Pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
3-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shkarko dokumentin

NJOFTIM PËR SHTYRJE TENDERI/ Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit për Projektin CIRCLE

NJOFTIM PËR SHTYRJE TENDERI/ Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit për Projektin CIRCLE

NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI

Objekti: Njoftim për shtyrje afati për thirjen “Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit” për Projektin CIRCLE

Autoriteti Kontraktues: Bashkia Fier

Shtyrje afati të thirrjes për interes në kuadër të projektit strategjik ndërkufitar “ CIRCLE – Circular Economy Park” (MIS Code : 6018805), i cili synon të promovojë ekonominë qarkulluese në rajonin ndërkufitar Greqi-Shqipëri përmes menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve. Bashkia Fier ka nisur procedurën e tenderimit për objektin: ” Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit”. Ky projekt financohet nga Komisioni Europian nëpërmjet programit Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027.

Përshkrimi i Shërbimeve të Kërkuara:

  • Koordinim Efektiv i Projektit: Garantimi i koordinimit të qetë të aktiviteteve të PP3 me Partnerin Kryesor dhe partnerët e tjerë të projektit
  • Zbatim i Duhur: Monitorimi i progresit dhe garantimi i respektimit të afateve kohore dhe produkteve të projektit
  • Outputet e Raportimit: Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve periodike me cilësi të lartë (teknike dhe financiare) në përputhje me kërkesat e programit
  • Përputhshmëri Administrative dhe Financiare: Garantimi që të gjitha aktivitetet respektojnë rregullat e Interreg dhe BE-së
  • Koordinim i Brendshëm: Lehtësimi i komunikimit brenda Bashkisë dhe me palët e interesuara
  • Kontribut në Produkte: Mbështetja e përgatitjes së produkteve të WP1 (p.sh., D.1.2 – Kontributi i ekspertizës së jashtme në menaxhimin e projektit)

Afati për Aplikim: Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 10 Korrik 2026.

Për më shumë detaje mbi procedurat e tenderimit, referojuni rregullave të prokurimit IPA dhe anekseve të tij, të cilat mund t’i shkarkoni në adresën: https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG

Për të marrë më shumë informacion dhe për të siguruar dokumentacionin e tenderit, kontaktoni në adresën: info@bashkiafier.gov.al

Ftojmë të gjithë ofruesit e interesuar të marrin pjesë në këtë mundësi të rëndësishme për të kontribuar në suksesin e projektit CIRCLE dhe në tranzicionin drejt një ekonomie qarkulluese përmes menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjevenë ne rajonin ndërkufitar Greqi–Shqipëri.

—-
Dokumenti i njoftimit shqip. Shkarko

Dokumenti i njoftimit anglisht. Shkarko

NJOFTIM PER DEGJESE PUBLIKE Prezantimi dhe Konsultimi i Draft-Planit të Integritetit të Bashkisë Fier për periudhën 2026- 2029

NJOFTIM PER DEGJESE PUBLIKE
BANOREVE TE KOMUNITETIT TE FIERIT DHE GJITHE PALEVE TE INTERESUARA
Ne mbeshtetje dhe zbatim te ligjit Nr. 146/2014 “Per Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, ne
nenin 9, pika 1.3, te ligjit nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, nenit 18, ne rregulloren e
Keshillit Bashkiak per konsultimet publike
Ju njoftojme se do te zhvillohen degjesa publike , ne kuader te:
Prezantimit dhe Konsultimit të Draft-Planit të Integritetit të Bashkisë Fier për periudhën 2026-2029
“Ftojme te gjithe grupet e interesit, qytetaret, perfaqesuesit e shoqerise civile (organizata qe fokusohen te transparenca, antikorrupsioni, mbrojtja e te drejtave te qytetareve dhe mjedisit), ekspertet, si dhe punonjesit e administrates publike qe te behen pjese e ketij procesi. Ne menyre te veçante, inkurajojme pjesemarrjen e operatoreve ekonomike, profesionisteve te fushes
se financave, arkitekteve, urbanisteve. Kontributi juaj eshte kyç per te garantuar nje identifik:im real te risqeve ne menaxhimin e fondeve publike, procedurat e prok:urimit, dhenien e lejeve te
zhvillimit dhe administrimin e pronave … “.

Njoftimi Dokumenti i plote

Draft Plani dokumenti