U zhvilluan dëgjesat publike në kuadër të procesit për miratimin në parim të pikave të depozitimit të përkohshëm të mbetjeve inerte në territorin e Bashkisë Fier, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit dhe grupeve të interesit. Gjatë takimeve u prezantua propozimi për përcaktimin e pikave të depozitimit dhe u diskutuan çështje që lidhen me menaxhimin e mbetjeve inerte, mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin në komunitet, ndërsa pjesëmarrësit ndanë sugjerime dhe rekomandime që do të merren në konsideratë gjatë vijimit të procesit të vendimmarrjes.






