Njoftimet më të fundit

Mbledhja e “Komisionit për Trajtimin e Kërkesave për Ndihmë të Menjëhershme dhe për Riparim Banesash pranë Bashkisë Fier”

Publikuar: July 14, 2026

U zhvillua sot mbledhja e “Komisionit për Trajtimin e Kërkesave për Ndihmë të Menjëhershme dhe për Riparim Banesash” pranë Bashkisë Fier.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan kërkesat e paraqitura nga qytetarët dhe u morën në vlerësim rastet sipas kritereve dhe procedurave përkatëse, me qëllim ofrimin e mbështetjes për familjet në nevojë.

Komisioni vijon punën për trajtimin me përgjegjshmëri dhe transparencë të kërkesave të qytetarëve, duke synuar ofrimin e ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë.