Jul 14, 2026 | Lajme, Njoftime, Njoftime punësimi
📢 Hapen aplikimet për Thirrjen XI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Të rinjtë e moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në një program studimi Bachelor ose Master, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Programi ofron:
✅ Praktikë pune 3-mujore në institucionet publike;
✅ Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;
✅ Trajnim profesional nga ASPA;
✅ Mundësi punësimi me kontratë 1-vjeçare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
🗓️ Afati i aplikimit: deri më 16 gusht 2026.
🌐 Aplikimet kryhen vetëm online në platformën zyrtare: https://praktika.rinia.gov.al
Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni faqen zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Jul 10, 2026 | Njoftime
U zhvillua dëgjesa publike në kuadër të hartimit të Planit të Integritetit të Bashkisë Fier, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Gjatë takimit u prezantua draft-plani dhe u diskutuan masat që synojnë forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional, ndërsa pjesëmarrësit ndanë sugjerime dhe rekomandime që do të merren në konsideratë gjatë finalizimit të dokumentit.


Jul 10, 2026 | Lajme, Njoftime
THIRRJE PUBLIKE PËR SUBJEKTET MEDIATIKE
Bashkia Fier fton subjektet audiovizive dhe televizionet lokale të paraqesin propozime programore dhe mediatike për realizimin e një fushate promovuese të vlerave historike,
kulturore, turistike dhe zhvillimore të Bashkisë Fier.
Fushata parashikon realizimin e deri në 10 emisioneve televizive promovuese, me reportazhe dhe intervista tematike, me qëllim promovimin e potencialeve të territorit dhe informimin e publikut.
Fondi limit për realizimin e kësaj fushate është 450,000 lekë, me TVSH.
Afati i dorëzimit të ofertave: 10–30 korrik 2026.
Për më shumë informacion mbi kriteret, dokumentacionin e kërkuar dhe mënyrën e aplikimit, konsultoni thirrjen e plotë bashkëngjitur.
Dokumenti i plote
Jul 2, 2026 | Kulturë, Lajme, Njoftime
Korriku vjen plot art dhe kulturë në Fier!
Nga librat te muzika, nga aktivitetet në park e shesh, deri te spektakli i humorit, ju presim të kalojmë së bashku një muaj plot art, buzëqeshje dhe miqësi.
📅 Shënoni datat dhe bëhuni pjesë e kalendarit artistik të muajit korrik.
☀️ Vera është më e bukur në Fier! ❤️

Jun 29, 2026 | Lajme, Njoftime
Njoftohen të gjithë të interesuarit që regjistrimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike në Bashkinë Fier nis me datë 01.07.2026.
Regjistrimi bëhet në mënyrë unifikuar për të gjitha institucionet publike në Bashkinë Fier.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
• Vërtetim banimi, ku të specifikohet qartë Njësia Administrative, Rajoni dhe Lagjja.
• Lista e vaksinave të fëmijës nga qendra shëndetësore përkatëse.
• Certifikatë familjare.
Dokumentacioni dorëzohet në zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Fier.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 31.07.2026.