Jun 2, 2026 | Kulturë, Lajme, Njoftime

🌾 𝐅𝐄𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐆𝐑𝐔𝐑𝐈𝐓 – 𝐄𝐃𝐈𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 𝐕𝐈𝐈𝐈 🌾
Festa e Grurit është një nga festat tradicionale më përfaqësuese të Myzeqesë së Fierit, e krijuar për të nderuar bukën, grurin dhe punën e palodhur të fermerit, si simbole të jetës, mirëqenies dhe identitetit tonë kulturor.
E zhvilluar në mjediset magjike të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, kjo festë sjell çdo vit së bashku traditat më të bukura shpirtërore dhe kulturore të krahinës sonë, duke i kthyer ato në një përvojë unike për mijëra vizitorë.
🌾Parada tradicionale 🎶 Koncert festiv 🍞 Kulinari dhe gatime tradicionale 🧺 Panair me produkte vendase 🏺 Guida turistike në Apoloni 🎭 Aktivitete artistike dhe kulturore
Më 19 Qershor 2026, ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje ku tradita, kultura, muzika dhe mikpritja myzeqare bashkohen në zemër të Apolonisë.
📍𝐏𝐚𝐫𝐤𝐮 𝐀𝐫𝐤𝐞𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐢 𝐀𝐩𝐨𝐥𝐨𝐧𝐢𝐬ë📅 𝟏𝟗 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 🕖 𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟗:𝟎𝟎
Mirë se vini në Festën e Grurit – aty ku tradita bëhet festë!
May 25, 2026 | Lajme, Njoftime, Njoftime punësimi
NJOFTIM PËR ZHVILLIM TENDERI/ Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit për Projektin CIRCLE
kLIKO KETU PER ME SHUME INFORMACION
Kliko ketu per me shume informacion per projektin dhe mundesine e punesimit
May 22, 2026 | Kulturë, Lajme, Njoftime
Darëzeza çel sezonin veror me “Festa e Valëve”


Më 23 Maj, Plazhi i Darëzezës mirëpret muzikë, sporte dhe aktivitete në rërë, në atmosferën unike të bregdetit fierak. Një festë që sjell energjinë e verës 2026 pranë detit!


May 20, 2026 | Lajme, Njoftime
Bashkia Fier thirrje bizneseve qe jane debitore te perfitojne nga fshirja e detyrimeve
kliko ketu per dokumentin
May 15, 2026 | Njoftime
Janë zhvilluar dëgjesat publike në kuadër të Projekt-Buxhetit Afatmesëm 2027–2029 për qytetin.

Gjatë takimeve me qytetarët u diskutuan prioritetet dhe nevojat e komunitetit, me fokus përmirësimin e shërbimeve publike dhe investimeve në funksion të rritjes së cilësisë së jetës për banorët.
May 15, 2026 | Njoftime
Janë zhvilluar dëgjesat publike në kuadër të Projekt-Buxhetit Afatmesëm 2027–2029 në njësitë administrative Qëndër, Dërmënas, Topojë, Libofshë, Portëz dhe Mbrostar.
Gjatë takimeve u diskutuan prioritetet dhe nevojat e komunitetit, me fokus përmirësimin e shërbimeve dhe investimeve për banorët.