Nov 5, 2026 | Njoftime
Njoftim për dëgjesë publike
Ju njoftojmë se do të zhvillohet dëgjesa publike në kuadër të:
Përgatitjes dhe hartimit të hartës së hapësirave publike në territorin e Bashkisë Fier
Takimi do të zhvillohet: Ditën e Martë, datë 02.12.2026 ora 10:00 në ambientet e Sallës së Mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë Fier.
Kliko ketu per dokumentin
Nov 2, 2026 | Njoftime
Bashkia Fier, në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirasë, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, VKM nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo program social të strehimit, dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, datë 03.07.2019 ”Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”, VKM nr. 362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe
VKM nr.301, datë 15.04.2021, “Për normat e strehimit”
njofton të gjithë familjet e pastreha të interesuara të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacionin ligjor si më poshtë vijon:
Kliko ketu per dokumentin
Oct 28, 2026 | Njoftime
THIRRJE E HAPUR PËR REALIZIMIN E NJË PRODUKSIONI TË RI TË TEATRIT TË KUKULLAVE “LLAZAR VERRIA”
Bashkia Fier publikon thirrjen e hapur për përzgjedhjen e subjektit artistik që do të realizojë produksionin e ri të Teatrit të Kukullave “Llazar Verria”, bazuar në veprën dramaturgjike për fëmijë “Shtëpia gazmore”, me autor Odise Plakun.
Ftohen subjektet e interesuara që plotësojnë kriteret e përcaktuara të paraqesin aplikimet e tyre brenda afatit të parashikuar në thirrje.
Dokumentet bashkëlidhur:
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 2 nëntor 2026.

Oct 28, 2026 | Njoftime
📌 Përfunduan dëgjesat publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027
Bashkia Fier përmbylli dëgjesat publike në kuadër të procesit të hartimit të Paketës Fiskale për vitin 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2027–2029 dhe Buxhetit të Bashkisë Fier për vitin 2027.
Gjatë këtyre takimeve, qytetarët dhe grupet e interesit patën mundësinë të shprehin mendimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre, duke kontribuar në procesin e planifikimit dhe përcaktimit të prioriteteve për vitin e ardhshëm.
Bashkia Fier mbetet e angazhuar për transparencë, komunikim të hapur dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen vendore.


Oct 27, 2026 | Njoftime
THirrje për aplikim për përfitimin e statusit ‘Pronar social’
Kliko dokumentin ketu