Aug 18, 2026 | Njoftime
NJoftim për Dëgjesë Publike
Banorëve të Komunitetit të Fierit dhe gjithë palëve të interesuara
Ju njoftojmë se do të zhvillohen dëgjesa publike në kuadër të:
Propozim për një shtesë në vendimin e Këshillit Bashkiak NR. 109, Datë 27.11.2025 “Mbi strukturën, Nivelin e taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Fier për vitin 2026”, I ndryshuar.”
kliko ketu per dokumentin e plote (dokumenti)
Aug 18, 2026 | Lajme, Njoftime

Për nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës “Mark Dashi” në Fier, shtatori nis me një shkollë tërësisht të rilindur ku çdo hapësirë është menduar për t’u dhënë nxënësve më tepër mundësi për të mësuar, për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre dhe për ta përjetuar shkollën si një vend ku ka gjithmonë diçka për të bërë, nga klasat dhe laboratorët bashkëkohorë te terrenet sportive dhe aktivitetet artistike, sportive e komunitare që vijojnë edhe pas ziles së fundit si pjesë e programit #PasShkolle në një mjedis që i shërben të rinjve dhe gjithë komunitetit të Fierit

Aug 11, 2026 | Lajme, Njoftime
Festa e Miqësisë mbërrin në Fier


Nga data 12–16 Gusht, ju presim për 5 netë të paharrueshme, plot muzikë, miq, emocione dhe një atmosferë që nuk duhet humbur!


Sheshi Qendror i Fierit

Festa e Miqësisë ju pret!
Aug 1, 2026 | Lajme, Njoftime
Projekti i rrugës “Aulona” (nga QTU deri te kthesa e Azotikut).

Rikonstruksion i plotë, me trafikndarëse në mes, me 2 korsi lëvizjeje dhe parkim në secilën anë të rrugës,

korsi biçikletash,

trotuare,

ndriçim,

gjelbërim dhe

sinjalistikë bashkëkohore.

Projekti dhe investimi i tij u miratuan në Këshillin Bashkiak dhe, brenda pak javësh, do të fillojnë punimet.
Investim 100% i Bashkisë Fier.

Një projekt i mirëpritur nga komuniteti ynë dhe një tjetër premtim i mbajtur.
Jul 31, 2026 | Njoftime
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – 31 Korrik 2026
U zhvillua sot mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku u shqyrtuan dhe u diskutuan çështje me rëndësi për komunitetin dhe zhvillimin e Bashkisë.
Gjatë mbledhjes u prezantuan projektvendimet e parashikuara në rendin e ditës, të cilat pas diskutimeve u hodhën për miratim nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Bashkia mbetet e angazhuar për një vendimmarrje transparente dhe në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, duke bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Bashkiak për realizimin e projekteve dhe nismave në interes të komunitetit.
