Lajmet më të fundit

📢 NJOFTIM/ Dëgjesë Publike me temë: Reforma Administrative-Territoriale 2.0

Publikuar: August 18, 2026

Bashkia Fier njofton qytetarët dhe grupet e interesit se, në kuadër të procesit të konsultimit publik për Reformën Administrative-Territoriale 2.0, do të zhvillohen dëgjesa publike sipas programit bashkëlidhur.

Në zbatim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore (Ligjit 139/2015 i ndryshuar), njoftimin dhe konsultimin publik (Ligjit 146/2014), të drejtën e informimit (Ligjit 119/2014) dhe ndarjen administrativo-territoriale, si dhe në vijim të shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 3573 prot., datë 31.07.2026, me lëndë: “Dërgohet Draft për Reformën Administrativo-Territoriale”, Bashkia Fier fton qytetarët, grupet e interesit dhe aktorët e tjerë të interesuar të bëhen pjesë e këtij procesi.

🎯 Qëllimi i konsultimeve publike është zhvillimi i një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, përmes marrjes së opinioneve, komenteve dhe rekomandimeve mbi Reformën Administrative-Territoriale 2.0 dhe funksionimin e saj.

📝 Komentet, propozimet dhe rekomandimet Tuaja janë të mirëpritura në adresën e email-it:

  • Nerian.Bocova@Bashkiafier.gov.al
  • info@bashkiafier.gov.al

📅 Kalendarin e Konsultimeve Publike, mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Fier, në linkun:

Dokumenti në PDF me Kalenderin e Konsultimeve publike

🏛️🏛️Draftin e Projektligjit të Kuvendit të Shqipërisë “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Fier, në linkun:

Projektligji reforma territoriale pdf

🤝 Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për garantimin e një procesi sa më transparent, gjithëpërfshirës dhe në interes të komunitetit.