VENDIM NR.07 DATË 20.07.2024.2026

VENDIM NR.07 DATË 20.07.2024.2026
PËR MIRATIMIN E RENDIT PARAPRAK TË DITËS PËR MBLEDHJEN E DATËS 22 KORRIK
Kryesia e Këshillit Bashkiak Fier në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 27 datë
15.04.2020 Për miratimin e regullores së Këshillit Bashkiak, rregullores për Konsultimet
Publike dhe Kodin e Sjelles për funksionimin e Këshillit”. Kreu 2. neni 22 “Kryesia e Këshillit ”
neni 1. 3, 4
VENDOSI:
1-Miratimin e Rendit paraprak të Ditës për mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. e cila do të
zhvillohet në datën 22.07.2026 ora 10.00. Bashkëlidhur këtij vendimi gjenden pikat e Rendit
paraprak të Ditës.
2-Ngarkohet Sekretari i Këshillit Bashkiak për publikimin e njoftimit të Rendit të Ditës. si dhe
njoftimine Këshilltarëve. Kryetarit të Bashkisë dhe çdo personi tjetër të interersuar për
Pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
3-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shkarko dokumentin

U zhvilluan dëgjesat publike në kuadër të procesit për miratimin në parim të pikave të depozitimit të përkohshëm të mbetjeve inerte në territorin e Bashkisë Fier

U zhvilluan dëgjesat publike në kuadër të procesit për miratimin në parim të pikave të depozitimit të përkohshëm të mbetjeve inerte në territorin e Bashkisë Fier

U zhvilluan dëgjesat publike në kuadër të procesit për miratimin në parim të pikave të depozitimit të përkohshëm të mbetjeve inerte në territorin e Bashkisë Fier, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit dhe grupeve të interesit. Gjatë takimeve u prezantua propozimi për përcaktimin e pikave të depozitimit dhe u diskutuan çështje që lidhen me menaxhimin e mbetjeve inerte, mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin në komunitet, ndërsa pjesëmarrësit ndanë sugjerime dhe rekomandime që do të merren në konsideratë gjatë vijimit të procesit të vendimmarrjes.

 

 

Mbledhja e  “Komisionit për Trajtimin e Kërkesave për Ndihmë të Menjëhershme dhe për Riparim Banesash pranë Bashkisë Fier”

Mbledhja e “Komisionit për Trajtimin e Kërkesave për Ndihmë të Menjëhershme dhe për Riparim Banesash pranë Bashkisë Fier”

U zhvillua sot mbledhja e “Komisionit për Trajtimin e Kërkesave për Ndihmë të Menjëhershme dhe për Riparim Banesash” pranë Bashkisë Fier.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan kërkesat e paraqitura nga qytetarët dhe u morën në vlerësim rastet sipas kritereve dhe procedurave përkatëse, me qëllim ofrimin e mbështetjes për familjet në nevojë.

Komisioni vijon punën për trajtimin me përgjegjshmëri dhe transparencë të kërkesave të qytetarëve, duke synuar ofrimin e ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë.