Rrezik i lartë zjarresh në Qarkun e Fierit, apel për vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm

Rrezik i lartë zjarresh në Qarkun e Fierit, apel për vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm

Rrezik i lartë zjarresh në Qarkun e Fierit, apel për vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar rrezik të lartë për zjarre në Qarkun e Fierit për periudhën 29 korrik – 2 gusht.

Në këto kushte, strukturat përgjegjëse dhe qytetarët ftohen të rrisin vigjilencën, duke forcuar masat për zbulimin në kohë, njoftimin e hershëm dhe reagimin e menjëhershëm ndaj çdo vatre zjarri.

Autoritetet theksojnë se parandalimi dhe ndërhyrja e shpejtë janë vendimtare për të shmangur përhapjen e flakëve dhe dëmet që ato mund të shkaktojnë.

Qytetarët këshillohen të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë një vatër zjarri.