Lajmet më të fundit

Njoftim për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopësht

Publikuar: June 29, 2026
 Njoftohen të gjithë të interesuarit që regjistrimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike në Bashkinë Fier nis me datë 01.07.2026.
 Regjistrimi bëhet në mënyrë unifikuar për të gjitha institucionet publike në Bashkinë Fier.
 Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
• Vërtetim banimi, ku të specifikohet qartë Njësia Administrative, Rajoni dhe Lagjja.
• Lista e vaksinave të fëmijës nga qendra shëndetësore përkatëse.
• Certifikatë familjare.
Dokumentacioni dorëzohet në zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Fier.
 Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 31.07.2026.