THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM KALENDARI ARTISTIK DHE KULTUROR I BASHKISË FIER 2027

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM KALENDARI ARTISTIK DHE KULTUROR I BASHKISË FIER 2027

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
KALENDARI ARTISTIK DHE KULTUROR I BASHKISË FIER 2027

Bëhu pjesë e jetës artistike dhe kulturore të Fierit!


Bashkia Fier, përmes Drejtorisë së Artit, Kulturës dhe Turizmit, fton artistë, krijues, organizata kulturore, shoqata dhe subjekte të tjera të interesuara të aplikojnë me projekt-propozime artistike dhe kulturore për vitin 2027.

Kjo thirrje synon të identifikojë, promovojë dhe mbështesë ide, nisma dhe projekte që sjellin vlera të reja në jetën kulturore të qytetit, nxisin krijimtarinë artistike, pasurojnë ofertën kulturore dhe turistike, promovojnë trashëgiminë kulturore dhe forcojnë identitetin e Fierit.

Ftojmë të gjithë krijuesit dhe aktorët e fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të bëhen pjesë e këtij procesi, duke sjellë propozime të reja, bashkëpunime dhe iniciativa me ndikim në komunitet.

Projektet e paraqitura do t’i nënshtrohen procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit, me synim përfshirjen e tyre në Kalendarin Artistik dhe Kulturor të Bashkisë Fier për vitin 2027.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 27 nëntor 2026.

Shkarko dokumentin për më shumë hollësi mbi kriteret dhe procedurën e aplikimit.

THIRRJE E HAPUR PËR REALIZIMIN E NJË PRODUKSIONI TË RI TË TEATRIT TË KUKULLAVE “LLAZAR VERRIA”

THIRRJE E HAPUR PËR REALIZIMIN E NJË PRODUKSIONI TË RI TË TEATRIT TË KUKULLAVE “LLAZAR VERRIA”

THIRRJE E HAPUR PËR REALIZIMIN E NJË PRODUKSIONI TË RI TË TEATRIT TË KUKULLAVE “LLAZAR VERRIA”

 Bashkia Fier publikon thirrjen e hapur për përzgjedhjen e subjektit artistik që do të realizojë produksionin e ri të Teatrit të Kukullave “Llazar Verria”, bazuar në veprën dramaturgjike për fëmijë “Shtëpia gazmore”, me autor Odise Plakun.

Ftohen subjektet e interesuara që plotësojnë kriteret e përcaktuara të paraqesin aplikimet e tyre brenda afatit të parashikuar në thirrje.

📎 Dokumentet bashkëlidhur:

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 2 nëntor 2026.



THIRRJE E HAPUR PËR REALIZIMIN E NJË PRODUKSIONI TË RI TË TEATRIT TË KUKULLAVE “LLAZAR VERRIA”

Njoftim Per shprehje interesi nga subjektet private per vendosjen e ekraneve LED

Bashkia Fier, ne baze te ligjit 139/2015 “Per vetqeverisjen vendore” i ndryshuar, ligjit 107/2014 “Per
planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar, ligjit 9632 dt. 30.10.2006 “Per sistemin e taksave
dhe tarifave vendore” i ndryshuar, VKM nr. 408/2015 “Per miratimin e rregullores se zhvillimit te
territorit” i ndryshuar, Vendim i Keshillit Bashkiak Fier nr. 109 dt. 27.11.2025 “Mbi strukturen dhe
nivelin e taksave dhe tarifave vendore te Bashkise Fier per vitin 2026”, VKB m. 53 dt. 30.04.2025 te
Keshillit Bashkiak Pier “Per miratimin ne parim per vendosjen e ekraneve Led ne hapesire pub like
nga subjektet qe ushtrojne aktivitetet reklamues ose qe synojne te reklamojne biznesin e tyre” si
dhe VKB m. 125 dt. 22.12.2025 “Per nje saktesim ne Vendimin nr. 53 dt. 30.04.2025 te Keshillit
Bashkiak Pier “Per miratimin ne parim per vendosjen e ekraneve Led ne hapesire publike nga
subjektet qe ushtrojne aktivitetet reklamues ose qe synojne te reklamojne biznesin e tyre”, fton
gjithe subjektet e interesuar te paraqesin kerkesat e tyre per vendosjen (instalimin, mirembajtjen,
administrimin teknik) e ekraneve LED ne hapesirat publike me qellim reklamimin e bizneseve ose
promovimin e vlerave kulturore, turistike ose arkeologjike nepermjet ekraneve sipas percaktimeve
te pasqyruara ne ortofoto dhe konkretisht:
Ne Veri – lindje te kryqezimit midis rruges “Jani Bakalli” dhe “Ramiz Aranitasi”;
Ne Veri te kryqezimit midis rruges “Jakov Xoxa” dhe “Vangjel Capo”;
Prane Ures qe lidh Kishen me sheshin qendror, rruga “Jakov Xoxa”;
Rruga “Ismail Qemali” ne lindje (tek tregu);

Shkarko dokumentin e plote

THIRRJE E HAPUR PËR REALIZIMIN E NJË PRODUKSIONI TË RI TË TEATRIT TË KUKULLAVE “LLAZAR VERRIA”

Njoftim

NJOFTIM
Bashkia Fier njofton të gjithë qytetarët, bizneset dhe subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimi në territorin e bashkisë se, në kuadër të menaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta dhe mbrojtjes së mjedisit, me Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 66, datë 31.07.2026, është miratuar në parim caktimi i vend-depozitimit të përkohshëm të mbetjeve inerte/ndërtimore në zonën e Drizës.
Përmes këtij vendimi, synohet parandalimi i hedhjes së mbetjeve ndërtimore në hapësira publike apo sipërfaqe të tjera të pamerituara.
Informojmë të gjitha subjektet e interesuara se:
Të gjitha mbetjet inerte që gjenerohen nga punimet e ndërtimit, rindërtimit apo prishjes duhet të transportohen dhe depozitohen vetëm në pikën e miratuar në Drizë, me vendodhje
Hedhja e mbetjeve ndërtimore në vende të paautorizuara përbën shkelje administrative dhe do të ndëshkohet me masa administrative dhe gjoba sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
Bashkia Fier fton të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë të bashkëpunojnë për mbajtjen e territorit të pastër dhe zbatimin me rigorozitet të vendimeve në fuqi.

Për çdo informacion shtesë ose paqartësi, mund të kontaktoni pranë Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Higjienës, Bashkia Fier.
📞 Shpëtim Metaj – 069 755 0141
Përgjegjës i Mbetjeve të Qytetit