THIRRJE E HAPUR PËR REALIZIMIN E NJË PRODUKSIONI TË RI TË TEATRIT TË KUKULLAVE “LLAZAR VERRIA”
Bashkia Fier publikon thirrjen e hapur për përzgjedhjen e subjektit artistik që do të realizojë produksionin e ri të Teatrit të Kukullave “Llazar Verria”, bazuar në veprën dramaturgjike për fëmijë “Shtëpia gazmore”, me autor Odise Plakun.
Ftohen subjektet e interesuara që plotësojnë kriteret e përcaktuara të paraqesin aplikimet e tyre brenda afatit të parashikuar në thirrje.
Dokumentet bashkëlidhur:
- Thirrja e hapur dhe kriteret e aplikimit.
- Vepra dramaturgjike “Shtëpia gazmore”.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 2 nëntor 2026.


