Jul 30, 2026 | Lajme, Njoftime
Rrezik i lartë zjarresh në Qarkun e Fierit, apel për vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm
Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar rrezik të lartë për zjarre në Qarkun e Fierit për periudhën 29 korrik – 2 gusht.
Në këto kushte, strukturat përgjegjëse dhe qytetarët ftohen të rrisin vigjilencën, duke forcuar masat për zbulimin në kohë, njoftimin e hershëm dhe reagimin e menjëhershëm ndaj çdo vatre zjarri.
Autoritetet theksojnë se parandalimi dhe ndërhyrja e shpejtë janë vendimtare për të shmangur përhapjen e flakëve dhe dëmet që ato mund të shkaktojnë.
Qytetarët këshillohen të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

Jul 14, 2026 | Lajme, Njoftime, Njoftime punësimi
📢 Hapen aplikimet për Thirrjen XI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Të rinjtë e moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në një program studimi Bachelor ose Master, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Programi ofron:
✅ Praktikë pune 3-mujore në institucionet publike;
✅ Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;
✅ Trajnim profesional nga ASPA;
✅ Mundësi punësimi me kontratë 1-vjeçare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
🗓️ Afati i aplikimit: deri më 16 gusht 2026.
🌐 Aplikimet kryhen vetëm online në platformën zyrtare: https://praktika.rinia.gov.al
Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni faqen zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Jul 2, 2026 | Kulturë, Lajme, Njoftime
Korriku vjen plot art dhe kulturë në Fier!
Nga librat te muzika, nga aktivitetet në park e shesh, deri te spektakli i humorit, ju presim të kalojmë së bashku një muaj plot art, buzëqeshje dhe miqësi.
📅 Shënoni datat dhe bëhuni pjesë e kalendarit artistik të muajit korrik.
☀️ Vera është më e bukur në Fier! ❤️

Jun 29, 2026 | Lajme, Njoftime
Njoftohen të gjithë të interesuarit që regjistrimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike në Bashkinë Fier nis me datë 01.07.2026.
Regjistrimi bëhet në mënyrë unifikuar për të gjitha institucionet publike në Bashkinë Fier.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
• Vërtetim banimi, ku të specifikohet qartë Njësia Administrative, Rajoni dhe Lagjja.
• Lista e vaksinave të fëmijës nga qendra shëndetësore përkatëse.
• Certifikatë familjare.
Dokumentacioni dorëzohet në zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Fier.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 31.07.2026.
Jun 25, 2026 | Lajme, Njoftime, Programi i Transparencës
Plani Arsimit Parauniversitar Bashkia Fier 2026-2030 (dokumenti)
Jun 15, 2026 | Lajme, Njoftime
Prej mijëra vitesh kjo tokë ka prodhuar grurë🌾Sot ajo prodhon edhe kujtime!
Mes fushave të Myzeqesë dhe historisë së Apolonisë, po vjen Festa e Grurit. Një ditë për të festuar tokën, punën, bukën dhe traditat myzeqare që na bashkojnë.
Më 19 Qershor, zemra e Myzeqesë rreh në Apoloni.
𝑱𝒖 𝒑𝒓𝒆𝒔𝒊𝒎 𝒏ë 𝑭𝒆𝒔𝒕ë𝒏 𝒆 𝑮𝒓𝒖𝒓𝒊𝒕😍
📅 19 Qershor | ⏰️19.00
📍 Parku Arkeologjik i Apolonisë