Për nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës “Mark Dashi” në Fier, shtatori nis me një shkollë tërësisht të rilindur

Për nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës “Mark Dashi” në Fier, shtatori nis me një shkollë tërësisht të rilindur

Për nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës “Mark Dashi” në Fier, shtatori nis me një shkollë tërësisht të rilindur ku çdo hapësirë është menduar për t’u dhënë nxënësve më tepër mundësi për të mësuar, për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre dhe për ta përjetuar shkollën si një vend ku ka gjithmonë diçka për të bërë, nga klasat dhe laboratorët bashkëkohorë te terrenet sportive dhe aktivitetet artistike, sportive e komunitare që vijojnë edhe pas ziles së fundit si pjesë e programit #PasShkolle në një mjedis që i shërben të rinjve dhe gjithë komunitetit të Fierit

Festa e Miqësisë mbërrin në Fier

Festa e Miqësisë mbërrin në Fier

Festa e Miqësisë mbërrin në Fier🍻😍
Nga data 12–16 Gusht, ju presim për 5 netë të paharrueshme, plot muzikë, miq, emocione dhe një atmosferë që nuk duhet humbur! 🎶
📍 Sheshi Qendror i Fierit
🍻 Festa e Miqësisë ju pret!
Projekti i rrugës “Aulona” (nga QTU deri te kthesa e Azotikut).

Projekti i rrugës “Aulona” (nga QTU deri te kthesa e Azotikut).

Projekti i rrugës “Aulona” (nga QTU deri te kthesa e Azotikut).
🛣️ Rikonstruksion i plotë, me trafikndarëse në mes, me 2 korsi lëvizjeje dhe parkim në secilën anë të rrugës, 🚴‍♀️ korsi biçikletash, 🚶 trotuare, 💡 ndriçim, 🌳 gjelbërim dhe 🚦 sinjalistikë bashkëkohore.
📋 Projekti dhe investimi i tij u miratuan në Këshillin Bashkiak dhe, brenda pak javësh, do të fillojnë punimet.
Investim 100% i Bashkisë Fier.
🤝 Një projekt i mirëpritur nga komuniteti ynë dhe një tjetër premtim i mbajtur.
Rrezik i lartë zjarresh në Qarkun e Fierit, apel për vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm

Rrezik i lartë zjarresh në Qarkun e Fierit, apel për vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm

Rrezik i lartë zjarresh në Qarkun e Fierit, apel për vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar rrezik të lartë për zjarre në Qarkun e Fierit për periudhën 29 korrik – 2 gusht.

Në këto kushte, strukturat përgjegjëse dhe qytetarët ftohen të rrisin vigjilencën, duke forcuar masat për zbulimin në kohë, njoftimin e hershëm dhe reagimin e menjëhershëm ndaj çdo vatre zjarri.

Autoritetet theksojnë se parandalimi dhe ndërhyrja e shpejtë janë vendimtare për të shmangur përhapjen e flakëve dhe dëmet që ato mund të shkaktojnë.

Qytetarët këshillohen të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

Thirrje për propozime programore dhe mediatike

📢 Hapen aplikimet për Thirrjen XI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

📢 Hapen aplikimet për Thirrjen XI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Të rinjtë e moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në një program studimi Bachelor ose Master, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Programi ofron:
✅ Praktikë pune 3-mujore në institucionet publike;
✅ Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;
✅ Trajnim profesional nga ASPA;
✅ Mundësi punësimi me kontratë 1-vjeçare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

🗓️ Afati i aplikimit: deri më 16 gusht 2026.

🌐 Aplikimet kryhen vetëm online në platformën zyrtare: https://praktika.rinia.gov.al

Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni faqen zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.