Është firmosur sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Bashkisë Barletta (Itali), përfaqësuar nga Nënkryetari, Av. Marcello Lanotte dhe Bashkisë Fier, përfaqësuar nga Kryetari, Z. Armando Subashi. Nëpërmjet nënshkrimit të këtij Memorandumi, synohet nxitja e bashkëpunimi të ndërsjelltë, në forma të ndryshme, në fushat: sport, kulturë, turizëm/agroturizëm dhe në cdo fushë tjetër me impakt në ekonomi.
Pas një veprimi të parë bashkëpunues të zbatuar në kuadër të projektit TOURNEE, të financuar nga programi Interreg Italy Italy 2014-2020, të dy bashkitë (Fier, Barletta) synojnë të forcojnë bashkëpunimin, për të fuqizuar dhe zhvillimuar jetën e komuniteteve të tyre. Objektivat e bashkëpunimit synojnë tërheqjen turistike, nëpërmjet zbatimit të një procesi ndërkombëtarizimi për të prodhuar një projekt të aftë për të tërhequr fonde nga BE-ja dhe për të hapur mundësi të reja tregjesh të standardeve ndërkombëtare.
Bashkia e Barletës është një qëndër e rëndësishme në Puglia dhe kryeqytet i Provincës BAT, e njohur për praninë e një trashëgimie kulturore të rëndësishme, për kompanitë e rëndësishme prodhuese dhe bujqësore dhe për një industri tekstile të lulëzuar. Bashkia e Fierit është bashkia e dytë në Shqipëri me potencial të madh ekonomik. Ka një bujqësi dhe industri të zhvilluar, vijë bregdetare të larmishme, pasuri arkeologjike, kulturore, historike dhe natyrore mbresëlënëse;
Palët bien dakord për të favorizuar realizimin e iniciativave të përbashkëta, të cilat synojnë: Krijimin e një rrjeti ndërkombëtar, një marrëdhënie të fortë mes dy komuniteteve, duke i krahasuar kulturat, zakonet, traditat dhe karakteristikat e identitetit të tyre nëpërmjet shkëmbimit të produkteve tipike të bujqësisë dhe zejtarisë; Zhvillimin e një projekti të përbashkët Lidhje dhe Shkëmbim; Forcimin e konkurueshmërisë në sektorët kulturorë dhe krijues për të nxitur rritjen ekonomike inteligjente, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të aktorëve kryesorë ekonomikë që i përkasin territorit; Hapjen e mundësive të reja, tregjeve me standard dhe të përshtatshëm edhe për konsumatorët ndërkombëtarë; Tejkalimin e pjesëmarrjes së thjeshtë popullore dhe forcimin e kapacitetit të tërheqjes turistike për aktivitetet e zhvilluara; …etj. Memorandumi i Mirëkuptimit do të jetë i vlefshëm për 5 vjet nga firmosja e tij dhe do të rinovohet automatikisht nëse palët nuk paraqesin një tërheqje prej tij në fomë të shkruar.
Puna nisi vetëm pak kohë më parë dhe sot inaguruam një investim të rëndësishëm për banorët e Vreshtasit, në Cakran, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me fondacionin “Gjysmë Hëna e Kuqe” dhe Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Fier.
Një ambulancë e ndërtuar tërësisht nga e para, me një standard bashkëkohor, u vjen në ndihmë 1500 banorëve të kësaj zone për marrjen e shërbimit shëndetësor bazë, duke shmangur udhëtimin në qendra të tjera shëndetësore, apo Spitalit Rajonal Fier.
Anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, shoqëruar nga Kryetari I Bashkisë Fier, Armando Subashi, në kuadër të transparencës kanë zhvilluar dje një tur inspektimesh në investimet më të rëndësishme të zbatuara në Bashkinë Fier. Inspektimi nisi nga shkolla e Levanit, “Dino Ismaili”, e cila jo më larg se dy vite më parë iu nënështrua investimit të plotë si në infrastrukturën e bredshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Sot shërben edhe si qendër komunitare për banorët e zonës.
Ndalesa e dytë e Komisionit ishte shkolla profesionale “Petro Sota”, e kthyer në një shkollë model që nxjerr profesionistë në degë të ndryshme si: mekanikë, hidraulikë, elektricistë etj. Pjesë e inspektimit ishin edhe godinat e artit: teatri “Bylis”, Galeria e Arteve “Vilson Kilica”, si edhe parkut të madh të qytetit që vetëm pak vite më parë ishte një zonë e shkretë, e shkatërruar edhe pse në qendër të qytetit. Duke kaluar në rrugët e rikonstruktuara tashmë, “Rauf Nallbani”, “Xoxi Andoni” e “Dervish Hekali”, nuk u la jashtë vëmendjes edhe qendra e qytetit, punimet në të cilën po ecin me ritme të shpejta.
Ky tur inspektimi u finalizua me tranformimin rrënjësor të shkollës 9 vjecare “Andon Xoxa”, transformim infrastrukturor dhe metodologjik që i ka rikthyer kësaj shkolle jehonën e dikurshme.
Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi ka pritur Ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri z. Adrian Maitre, zëvendëministen e Shëndetësisë për cështjet sociale znj. Adriana Janku, Koordinatorin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri z. Brian J. Williams, përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri Limya Eltayeb dhe përfaqësues të tjerë të programit: “ASKUSH TE MOS MBETET PAS”.
Takimi konsistoi kryesisht në evidentimin e rezultateve të bashkëpunimeve të deritanishme në fushën e shëndetësisë dhe cështjeve sociale, si dhe në angazhimin në vijim për të forcuar edhe më tej punën për gjithëpërfshirjen sociale, nëpërmjet shtimit të shërbimeve dhe ngritjes së shërbimeve të integruara sociale. Ky program synon ngritjen e një modeli shërbimesh sociale të integruara me në qendër familjen, si bërthama më e rëndësishme e shoqërisë dhe mbeshtet cdo anëtar të saj sipas nevojave specifike.
Projektimi i planit të veprimit për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian (2019 – 2022) ka qenë pjesë e axhendës së takimit të zhvilluar sot me përfaqësuesit e organizatës ROMACTED. Duke patur në fokus nxjerrjen e problematikave dhe vlerësimin e kapacitetit të Bashkisë Fier, Kryetari i Bashkisë, z. Armando Subashi, midis të tjerave u angazhua për krijimin e një fondi të përcaktuar që mund të jepet në formën e bursave për anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian që do të vazhdojnë arsimimin në ciklin e mesëm. Kjo për të nxitur krijimin e një numri të caktuar burimesh njerëzore, të aftë për të siguruar stadardin e shumëkërkuar. “Nuk janë të pakta investimet dhe nismat që kemi marrë gjatë 3 viteve të fundit për këto komunitete në Baltëz, Sektor Seman, Fermë Clirim, Mbrostar Levan e Drizë, por jo dhe mjaftueshëm.
Çdo vit shtojmë forcën dhe punën për të krijuar për një bashkëjetesë pa disnivele ekonomike, sociale, kulturore, arsimore. E vështirë është, madje shumë dhe kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha strukturave dhe vet komunitetit për të siguruar stadardin e shumëkërkuar. Për të arritur deri tek integrimi duhet të shtrojmë rrugën e një modeli që do të jetë i aftë të krijojë vazhdimësinë. Kjo kërkon më shumë punë, më shumë angazhim,më shumë investim nga të gjitha palët, mbi të gjitha ndërgjegjësim të këtij komuniteti për t’u arsimuar”, u shpreh kryetari i Bashkisë Fier, z. Armando Subashi, duke vijuar se: “Bashkia është e gatshme të garantojë një mbështetje financiare në formën e bursës që të nxisë krijimin e një potenciali njerëzor në radhët e këtyre komuniteteve”.
Pjesë e këtij takimi, përvec përfaqësueve të lartë të Bashkisë Fier ishin dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore, aktorë në këtë sfidë jo të re, për të ndryshuar sa më shumë realitetin e komunitetit Rom dhe Egjiptian në territorin e Fierit.