Fieri nis rrugëtimin drejt mbylljes së një plage të kahershme mjedisore, krijuar nga fusha e plehrave!
Vënia në eficencë e impiantit të trajtimit të mbetjeve ka ndezur dritën jeshile frymëmarrjen e munguar të qytetit dhe qytetarëve. Prej dekadash, mbetjet grumbulloheshin në fushën ekzisturese në hyrje të qytetit, akumulimi i të cilave dhe djegia herë pas herë e tyre në natyrë shkaktonin ndotje kaotike të mjedisit, duke e dëmtuar rëndë atë dhe ajrin përreth.
Në vitin 2015, Këshilli i Bashkisë Fier me vendim nr. 40 (datë 26.10.2015) e ka shpallur “Emergjencë Mjedisore” fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane të qytetit Fier.
Zgjidhja e vetme ishte ndërtimi i një sistemi trajtimi mbetjesh, larg qytetit dhe pa impakt në mjedis.
Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është projektuar dhe ndërtuar me standardet më të larta të Bashkimit Evropian, me teknologji që mundëson një sërë procesesh përpunuese, ku do të bëhet edhe diferencimi manual i mbetjeve. Kapaciteti tretës i këtij inceneratori është 180 deri në 200 ton mbetje në 24 orë, pasi është planifikuar të punohet me turne. Për realizimin e kësaj vepre janë angazhuar kompani të mirënjohura në Europë, e cila jo vetëm do ta ruajë natyrën, por edhe do ta transformojë pozitivisht atë, duke e çliruar nga një bombë me sahat sic ishte fusha e mbetjeve.
Favoret e kësaj teknologjie në raport me landfillet janë të mëdha. Landfilli ka një moment ezaurimi, vetëm zgjerohu, kurse kjo nuk merr hapësirë toke, natyre, përkundrazi, e transformon pozitivisht natyrën.
Në 12 hektarë sipërfaqe toke që shtrihet i gjithë investimi për trajtimin e mbetjeve urbane të Fierit, 2 hektarë prej tyre janë të gjelbëruar me mbelljen e 7 mijë pemëve. Kjo vepër, bazuar në një projekt avangard, parashikon ndarjen, riciklimin dhe asgjësimin me teknologji të fundit që eliminon mbetjet si në tokë ashtu edhe në ajër. Ndërtimi i pikës së transferimit të mbetjeve nga Bashkia Fier krijon mundësinë e eleminimit të depozitimit të mbetjeve në fushën ekzistuese dhe përgatitjen e tyre për transport drejt impiantit të përpunimit, duke mbyllur përfundimisht këtë plagë të madhe mjedisore. I gjithë procesi deri në finalizimin e plotë të tij do të kalojë në disa etapa, duke nisur me ndalimin e depozitimit të mbetjeve në këtë fushë; përgatitjen e tyre për transport; dërgimin e mbetjeve në impiant; pastrim/sistemimin e fushës ekzistuese nga të gjitha mbetjet e akumuluara prej 5 dekadash, për të arritur në rehabilitimin e plotë të kësaj fushe dhe kthimin e saj në një minipark të gjelbëruar. Lëvizja e mbetjeve shumëvjecare dhe sistemimi i gjithë hapësirës së përdorur si vend-grumbullim prej vitesh është një proces që ka nevojë për kohë dhe mirëkuptim (për erën që ato emetojnë në ambient gjatë lëvizjes dhe sistemimit të tyre), por që do t’i sigurojë qytetit qetësinë dhe ambientin e shumëdëshiruar. Ky është një proces i nevojshëm, i paevitueshëm, që i paraprin fazave në vazhdim të projektit. Projekti i zbatimit për zhvendosjen dhe bonifikimin e fushës së mbetjeve të ngurta urbane ekzistuese të qytetit të Fietit do të ketë si objektiv të përgjithshëm reduktimin e rrezikut shëndetësor dhe atij mjedisor që vjen si rezultat i administrimit të papërshtatshëm të mbetjeve të ngurta urbane. Sipërfaqja totale e përfshirë brenda vijës kufizuese me mbetje urbane është 96.123 m2, ndërsa sipërfaqja e zonës së rilevuar duke përfshirë edhe elementët konturor rreth saj është 15 ha. Projekti i rekuperimit përfshin rindërtimin e zonave livadh me bar, pyje të vegjël, me pemë dhe shkurre dekorative.
Në këtë mënyrë do të zgjidhet përfundimisht problemii i mbetjeve urbane, sipas standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Europian të sigurisë, të mbrojtjes së shëndetit dhe mjedisit.
Prej ditësh po punohet për të finalizuar sa më shpejt rikonstruksionin e rrugës Kallm i Madh – Kallm i Vogël, e cila është bërë shpesh herë pengesë për aktivitetin e banorëve. Kjo ka qenë prej shumë vitesh gangrena e kësaj zone, që së shpejti do të marrë fund, duke i dhënë hov zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe komunikimit të penguar prej vitesh mes dy zonave.
Drejtori i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), Z. Kevin McLaughlin është takuar sot me kryetarin e bashkisë Fier z. Armando Subashi, ku kanë diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në institucionin e bashkisë pas një sërë bashkëpunimesh me USAID në kuadër të projektit për një qeverisje të mirë. Pas takimit formal z. McLaughlin mori pjesë në takimin teknik të Këshillit për Zhvillim Ekonomik Vendor në Bashkinë Fier. Pjesëmarrës në takim ishin dhe: Nënkryetarja e Bashkisë, Znj. Enkelejda Peshkëpia, anëtarët e Këshillit për Zhvillimin Ekonomik Vendor, grupe interesi, biznese etj.
Takimi nxit edhe më shumë lidhjen e një urë bashkëpunimi të ngushtë mes njësisë së qeverisjes vendore dhe sektorit privat; gjenerimin e ideve të reja dhe format e bashkëpunimit për të siguruar e garantuar një qasje dhe klimë të re mes dy sektorëve kyc në zhvillimin ekonomik të Fierit. Diskutime të shumta u zhvilluan edhe për Planin Buxhetor Afatmesëm të Bashkisë 2020 – 2022, e cila orienton dhe hapat e zhvillimit në një kohështrirje më të gjerë. Pjesë e axhendës ishte dhe prezantimi i broshurës: “Të bësh biznes në Fier”, fryt i bashkëpunimit me Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të hapin një biznes në Fier, ose të zhvillojnë atë ekzistues. Pjesë e rëndësishme dhe shumë interesante e takimit ishte dhe prezantimi i kërkesave ligjore dhe inspektimeve që kryhen nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut (ISHMT); Informim mbi procedurën e inspektimit; Të drejtat dhe detyrimet e inspektorëve dhe operatorëve ekonomikë; Kërkesat ligjore që duhet të respektohen nga operatorët ekonomikë përpara-paketimet dhe instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara; Kërkesat ligjore për lodrat, detergjentët, pajisjet elektrike, etj; Pronësia intelektuale – detyrimet që kanë operatorët ekonomikë për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Drejtori i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), Z. Kevin McLaughlin është takuar sot me kryetarin e bashkisë Fier z. Armando Subashi, ku kanë diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në institucionin e bashkisë pas një sërë bashkëpunimesh me USAID në kuadër të projektit për një qeverisje të mirë.
Pas takimit formal z. McLaughlin mori pjesë në takimin teknik të Këshillit për Zhvillim Ekonomik Vendor në Bashkinë Fier. Pjesëmarrës në takim ishin dhe: Nënkryetarja e Bashkisë, Znj. Enkelejda Peshkëpia, anëtarët e Këshillit për Zhvillimin Ekonomik Vendor, grupe interesi, biznese etj. Takimi nxit edhe më shumë lidhjen e një urë bashkëpunimi të ngushtë mes njësisë së qeverisjes vendore dhe sektorit privat; gjenerimin e ideve të reja dhe format e bashkëpunimit për të siguruar e garantuar një qasje dhe klimë të re mes dy sektorëve kyc në zhvillimin ekonomik të Fierit. Diskutime të shumta u zhvilluan edhe për Planin Buxhetor Afatmesëm të Bashkisë 2020 – 2022, e cila orienton dhe hapat e zhvillimit në një kohështrirje më të gjerë. Pjesë e axhendës ishte dhe prezantimi i broshurës: “Të bësh biznes në Fier”, fryt i bashkëpunimit me Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të hapin një biznes në Fier, ose të zhvillojnë atë ekzistues. Pjesë e rëndësishme dhe shumë interesante e takimit ishte dhe prezantimi i kërkesave ligjore dhe inspektimeve që kryhen nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut (ISHMT); Informim mbi procedurën e inspektimit; Të drejtat dhe detyrimet e inspektorëve dhe operatorëve ekonomikë; Kërkesat ligjore që duhet të respektohen nga operatorët ekonomikë përpara-paketimet dhe instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara; Kërkesat ligjore për lodrat, detergjentët, pajisjet elektrike, etj; Pronësia intelektuale – detyrimet që kanë operatorët ekonomikë për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Në kuadër të Javës Rinore Europiane dhe Ditës së Europës, Njësia e Integrimit Europian pranë Bashkisë Fier, në bashkëpunim me qendrën “Epoka e Re” zhvilloi sot aktivitetin “Demokracia ka nevojë për zë”. Nënkryetarja e Bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia ka përshëndetur drejtuesen e qendrës “Epoka e Re” znj. Nevila Jahaj, të rinjtë deputetë të Parlamentit Rinor Fier, vullnetarë të kësaj qendre dhe i ka prezantuar me zhvillimet, investimet që po zbaton Bashkia Fier në të gjithë territorin e saj.
Të rinjtë më pas janë njohur me mundësitë për të përfituar nga fondet e BE – së (Erasmus Plus dhe European Solidarity Corpe), prezantuar nga koordinatorja për Njësinë e Integrimit Europian pranë Bashkisë, znj. Erinda Jovani. Duke improvizuar një mbledhje këshilli, në pozicionin e këshilltarëve ata trajtuan disa nga cështjet që i shqetësonte si: punësimi i të rinjve, transporti i nxënësve në largësi, këndet e lojërave etj. Pyetjet që ata ngritën morën përgjigje nga Nënkryetarja e Bashkisë, bashkë me kërkesën për të qenë sa më aktiv, pasi zëri i tyre ka shumë rëndësi për gjithcka që ka lidhje me qytetin.