Drejtori i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), Z. Kevin McLaughlin është takuar sot me kryetarin e bashkisë Fier z. Armando Subashi, ku kanë diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në institucionin e bashkisë pas një sërë bashkëpunimesh me USAID në kuadër të projektit për një qeverisje të mirë.
![](https://bashkiafier.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/60902254_2085720164872550_3268885435593523200_n-1024x682.jpg)
![](https://bashkiafier.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/61505519_2085720018205898_1067716302711291904_n-1024x682.jpg)
![](https://bashkiafier.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/61288478_2085726304871936_7936842199977689088_n-1024x768.jpg)
![](https://bashkiafier.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/60666394_2085726398205260_8016670648279498752_n-1024x768.jpg)
Pas takimit formal z. McLaughlin mori pjesë në takimin teknik të Këshillit për Zhvillim Ekonomik Vendor në Bashkinë Fier. Pjesëmarrës në takim ishin dhe: Nënkryetarja e Bashkisë, Znj. Enkelejda Peshkëpia, anëtarët e Këshillit për Zhvillimin Ekonomik Vendor, grupe interesi, biznese etj.
Takimi nxit edhe më shumë lidhjen e një urë bashkëpunimi të ngushtë mes njësisë së qeverisjes vendore dhe sektorit privat; gjenerimin e ideve të reja dhe format e bashkëpunimit për të siguruar e garantuar një qasje dhe klimë të re mes dy sektorëve kyc në zhvillimin ekonomik të Fierit. Diskutime të shumta u zhvilluan edhe për Planin Buxhetor Afatmesëm të Bashkisë 2020 – 2022, e cila orienton dhe hapat e zhvillimit në një kohështrirje më të gjerë. Pjesë e axhendës ishte dhe prezantimi i broshurës: “Të bësh biznes në Fier”, fryt i bashkëpunimit me Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të hapin një biznes në Fier, ose të zhvillojnë atë ekzistues. Pjesë e rëndësishme dhe shumë interesante e takimit ishte dhe prezantimi i kërkesave ligjore dhe inspektimeve që kryhen nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut (ISHMT); Informim mbi procedurën e inspektimit; Të drejtat dhe detyrimet e inspektorëve dhe operatorëve ekonomikë; Kërkesat ligjore që duhet të respektohen nga operatorët ekonomikë përpara-paketimet dhe instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara; Kërkesat ligjore për lodrat, detergjentët, pajisjet elektrike, etj; Pronësia intelektuale – detyrimet që kanë operatorët ekonomikë për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.