U zhvillua sot mbledhja e “Komisionit për Trajtimin e Kërkesave për Ndihmë të Menjëhershme dhe për Riparim Banesash” pranë Bashkisë Fier.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan kërkesat e paraqitura nga qytetarët dhe u morën në vlerësim rastet sipas kritereve dhe procedurave përkatëse, me qëllim ofrimin e mbështetjes për familjet në nevojë.
Komisioni vijon punën për trajtimin me përgjegjshmëri dhe transparencë të kërkesave të qytetarëve, duke synuar ofrimin e ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë.


