Drejtori i PLGP-së, takohet me Kryetarin e Bashkisë Fier

Drejtori i PLGP-së, takohet me Kryetarin e Bashkisë Fier

Drejtori i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), Z. Kevin McLaughlin është takuar sot me kryetarin e bashkisë Fier z. Armando Subashi, ku kanë diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në institucionin e bashkisë pas një sërë bashkëpunimesh me USAID në kuadër të projektit për një qeverisje të mirë. Pas takimit formal z. McLaughlin mori pjesë në takimin teknik të Këshillit për Zhvillim Ekonomik Vendor në Bashkinë Fier. Pjesëmarrës në takim ishin dhe: Nënkryetarja e Bashkisë, Znj. Enkelejda Peshkëpia, anëtarët e Këshillit për Zhvillimin Ekonomik Vendor, grupe interesi, biznese etj. 


Takimi nxit edhe më shumë lidhjen e një urë bashkëpunimi të ngushtë mes njësisë së qeverisjes vendore dhe sektorit privat; gjenerimin e ideve të reja dhe format e bashkëpunimit për të siguruar e garantuar një qasje dhe klimë të re mes dy sektorëve kyc në zhvillimin ekonomik të Fierit. Diskutime të shumta u zhvilluan edhe për Planin Buxhetor Afatmesëm të Bashkisë 2020 – 2022, e cila orienton dhe hapat e zhvillimit në një kohështrirje më të gjerë. Pjesë e axhendës ishte dhe prezantimi i broshurës: “Të bësh biznes në Fier”, fryt i bashkëpunimit me Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të hapin një biznes në Fier, ose të zhvillojnë atë ekzistues. Pjesë e rëndësishme dhe shumë interesante e takimit ishte dhe prezantimi i kërkesave ligjore dhe inspektimeve që kryhen nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut (ISHMT); Informim mbi procedurën e inspektimit; Të drejtat dhe detyrimet e inspektorëve dhe operatorëve ekonomikë; Kërkesat ligjore që duhet të respektohen nga operatorët ekonomikë përpara-paketimet dhe instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara; Kërkesat ligjore për lodrat, detergjentët, pajisjet elektrike, etj; Pronësia intelektuale – detyrimet që kanë operatorët ekonomikë për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.