Plazhi i Semanit

Plazhi i Semanit është një prej plazheve më piktoreske në Shqipëri. Plazhi është rreth 3.5 km i gjatë dhe rreth 2 km i gjerë. Dy prej veçorive unike të këtij plazhi janë: rërë e imët dhe pyjet e bukur me pisha. Deti është i cekët dhe shumë i përshtashëm për pushime familjare e me fëmijë. Ka shumë restaurante fast food të shpërndara përgjatë plazhit, dhe që kryesisht ofrojnë byrek, sufllaqe, prodhime të freskëta deti dhe pije. Ata punojnë vetëm gjatë muajve të verës dhe janë hapur prej orës 07:00-19:00. Shumica e tyre ofrojnë shezlongë plazhi dhe çadra me qera (2 shezlongë dhe një çadër plazhi për 200 lekë për një ditë). Gjithashtu ato ofrojnë me qera edhe varka me pedale për një çmim prej 400 lekë për një orë.

Për të shkuar në Seman

Gjatë verës ju mund të shkoni në Seman me makinë private, taksi, furgon apo autobus:

  • Makinë: ka një tarifë hyrëse prej 50 lekësh për makinë. Tarifa paguhet vetëm gjatë muajve të verës.
  • Taksi: Merrni një taksi nga çdo stacion Taksish në qytetin e Fierit. Udhëtimi do të zgjasë rreth 20 minuta dhe çmimi është përafërsisht 600 lekë.
  • semaniAutobus: Autobusat shkojnë çdo ditë prej Fierit për në plazhin e Semanit. Ata nisen në ora 07:00 dhe kthehen rreth orës 14:00. Çmimi është 200 lekë për person (vajtje-ardhje).
  • Furgonë: Furgonat udhëtojnë çdo ditë prej Fierit për në plazhin e Semanit. Gjatë muajve të verës ata nisen gjithe kohën prej orës 07:00-14:00 dhe çmimi është 150 lekë (një drejtim)