Në kuadër të hapjes së tre projekteve të reja, Bashkia Fier, në bashkëpunim me Zyrën e Punës, shpall 3 (tre) vende të lira pune për pozicionin Mbikëqyrës pranë Ndërmarrjes së Pastrimit, Gjelbërimit dhe Aktiviteteve Kulturore.
Të gjithë personat e interesuar që plotësojnë kriteret e mëposhtme janë të ftuar të aplikojnë.
Kriteret për aplikim:
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë;
- Të jenë të regjistruar pranë Zyrës së Punës.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- CV (Jetëshkrimi).
Afati për paraqitjen e dokumentacionit është 30 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Të interesuarit mund të paraqesin dokumentacionin pranë Zyrës së Punës.

