Njoftimet më të fundit

Mbledhja e Komisionit të Emergjencave Civile, për shqyrtimin e pikave 8 dhe 9 të rendit të ditës për mbledhjen e datës 27.08.2026 të Këshillit Bashkiak Fier.

Publikuar: August 26, 2026
Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Komisionit të Emergjencave Civile, për shqyrtimin e pikave 8 dhe 9 të rendit të ditës për mbledhjen e datës 27.08.2026 të Këshillit Bashkiak Fier.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan:
Projektvendimi nr. 82, datë 18.08.2026, “Për trajtimin me ndihmë shtetërore financiare të familjes së shtetasit Kastriot Mitro, fshati Bishan, Njësia Administrative Levan, e dëmtuar nga zjarri i datës 27.07.2026”.
Projektvendimi nr. 83, datë 18.08.2026, “Për trajtimin me ndihmë shtetërore financiare të familjes së shtetases Ferlaje Gjata, fshati Peshtan i Madh, Njësia Administrative Levan, e dëmtuar nga zjarri i datës 05.07.2026”.