Njoftimet më të fundit

NJOFTIM PËR SHTYRJE TENDERI/ Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit për Projektin CIRCLE

Publikuar: June 23, 2026

NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI

Objekti: Njoftim për shtyrje afati për thirjen “Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit” për Projektin CIRCLE

Autoriteti Kontraktues: Bashkia Fier

Shtyrje afati të thirrjes për interes në kuadër të projektit strategjik ndërkufitar CIRCLE – Circular Economy Park” (MIS Code : 6018805), i cili synon të promovojë ekonominë qarkulluese në rajonin ndërkufitar Greqi-Shqipëri përmes menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve. Bashkia Fier ka nisur procedurën e tenderimit për objektin: ” Ekspert i Jashtëm për Menaxhimin dhe Koordinimin e Projektit”. Ky projekt financohet nga Komisioni Europian nëpërmjet programit Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027.

Përshkrimi i Shërbimeve të Kërkuara:

  • Koordinim Efektiv i Projektit: Garantimi i koordinimit të qetë të aktiviteteve të PP3 me Partnerin Kryesor dhe partnerët e tjerë të projektit
  • Zbatim i Duhur: Monitorimi i progresit dhe garantimi i respektimit të afateve kohore dhe produkteve të projektit
  • Outputet e Raportimit: Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve periodike me cilësi të lartë (teknike dhe financiare) në përputhje me kërkesat e programit
  • Përputhshmëri Administrative dhe Financiare: Garantimi që të gjitha aktivitetet respektojnë rregullat e Interreg dhe BE-së
  • Koordinim i Brendshëm: Lehtësimi i komunikimit brenda Bashkisë dhe me palët e interesuara
  • Kontribut në Produkte: Mbështetja e përgatitjes së produkteve të WP1 (p.sh., D.1.2 – Kontributi i ekspertizës së jashtme në menaxhimin e projektit)

Afati për Aplikim: Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 10 Korrik 2026.

Për më shumë detaje mbi procedurat e tenderimit, referojuni rregullave të prokurimit IPA dhe anekseve të tij, të cilat mund t’i shkarkoni në adresën: https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG

Për të marrë më shumë informacion dhe për të siguruar dokumentacionin e tenderit, kontaktoni në adresën: info@bashkiafier.gov.al

Ftojmë të gjithë ofruesit e interesuar të marrin pjesë në këtë mundësi të rëndësishme për të kontribuar në suksesin e projektit CIRCLE dhe në tranzicionin drejt një ekonomie qarkulluese përmes menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjevenë ne rajonin ndërkufitar Greqi–Shqipëri.

—-
Dokumenti i njoftimit shqip. Shkarko

Dokumenti i njoftimit anglisht. Shkarko