Lajmet më të fundit

Mbështetje për familje dhe kategori në nevojë

Publikuar: December 29, 2022

Nuk kishte si të linim jashtë vëmendjes edhe këtë fundvit ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje.

Me qëllim që tryeza e Vitit të Ri të jetë ndryshe nga çdo ditë tjetër, Bashkisë Fier u erdhi në ndihmë 1500 familjeve në nevojë që nuk kanë mundur të përfitojnë nga shpërblimi i Qeverisë duke u dhuruar nga fondet e saj, vlerën monetare prej 5000 lekësh.

  • Kategoritë përfituese:
  • Familje të varfëra pa të ardhura
  • Familje me fëmijë me status Jetim
  • Fëmijë në familje kujdestare
  • Kryefamiljare gra
  • Të moshuar që nuk trajtohen nga Sigurimet Shoqërore
  •  Familje me pjesëtarë PAK që nuk kanë mundur të përfitojnë nga shpërblimi i Qeverisë

Krahas mbështetjes së Qeverisë në këto ditë festash, mbështetjes së Bashkisë, paketës së mbështetjes që do të fillojë të shpërndahet në ditët e para të vitit të ri, e cila do të ulë efektin e inflacionit të luftës, do të vazhdojmë të ndikojmë në përmirësimin e politikave sociale për familjet pa asnjë mundësi ekonomike, për kategorinë e personave me aftësi ndryshe, apo personat e pamundur fizikisht.

 Gëzuar!