Njoftimet më të fundit

Ftese e hapur per aplikim – Arbiter Volejbolli

Publikuar: February 17, 2025

FTESË E HAPUR

PËR APLIKIM PËR ARBITËR NË KAMPIONATIN E VOLEJBOLLIT ME SHKOLLAT 9-VJEÇARE DHE TE MESME TË BASHKISË FIER

Në zbatim të ligjit Nr.139/2015“Përvetëqeverisjenvendore”,të ligjit Nr.10 352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën, Vendimi I Këshillit Bashkiak, Nr. 11, datë 30. 01. 2023 “Për miratimin e rregullores së financimit të projekteve artistike – kulturore – sportive dhe promovuese pranë DAK-së së Bashkisë Fier”, të VKB Nr. 139, datë 23. 12. 2024 “Për miratimin e Programit Buxhetor afatmesëm (PBA) 2025-2027 përfundimtar dhe miratimin e buxhetit të vitit 2025, për Bashkinë Fier “, si dhe të çdo akti tjetër ligjor që i shërben këtij objekti, si dhe bazuar në kalendarin e  aktiviteteve të miratuara nga Këshilli Artistik i Bashkisë Fier, datë 6 janar 2025, Drejtoria e Artit, Kulturës, Turizmit dhe Promovimit publikon këtë shpallje publike për realizimin e aktivitetetit: “Kampionati i Volejbollit 2025”

Përshkrimi i aktiviteteve:

Kampionatet janë akivitete sportive të kthyera në traditë për Bashkinë e Fierit. Në këto kompeticione sportive marrin pjesë nxënësit e shkollave 9-vjecare dhe të mesme të bashkisë Fier.  Kampionati i Voljebollit është një kompeticion i përvitshëm që zhvillohet në të njëjtën periudhë kohe dhe nxit pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete sportive dhe synon gjithëpërfshirjen e tyre si mundësi për një jetë më të shëndetshme dhe aktive.

Qëllimi i projektit:

  • Ruajtja e traditës së organizimit të kampionateve;
  • Nxitja e të rinjve për t’u përfshirë në aktivitete sportive;
  • Pasurimi i jetës me aktivitete sportive;
  • Masivizimi I sporteve.

PËR APLIKIM PËR ARBITËR NË KAMPIONATIN E VOLEJBOLLIT

1 (një) pozicion – ARBITËR – në KAMPIONATIN E VOLEJBOLLIT për shkollat 9-vjecare dhe të mesme të Bashkisë Fier.

Në përputhje me rregulloret dhe standardet e miratuara nga Federata Shqiptare e Volejbollit, Bashkia Fier fton të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret përkatëse të aplikojnë për pozicionin e arbitrit në Kampionatin e Volejbollit për sezonin e ardhshëm.

KRITERET E APLIKIMIT:

  1. Të jetë mbi 18 vjeç.
  2. Të ketë përfunduar trajnimin për arbitër të futbollit ose të ketë përvojë në arbitrimin e ndeshjeve të Volejbollit.
  3. Të ketë njohuri të plota mbi rregullat e lojës dhe Kodin e Arbitrimit të miratuar nga Federata Kombëtare e Volejbollit.
  4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike për të përmbushur detyrat e arbitrimit.
  5. Të ketë integritet të lartë profesional dhe etik.
  6. Të jetë i gatshëm të marrë pjesë në trajnime dhe seminare të organizuara nga Federata.

Përfitimet:

  • Mundësi për të kontribuar në zhvillimin e sportit tek të rinjtë.
  • Një eksperiencë e vlefshme në arbitrimin e eventeve sportive.
  • Kompensim simbolik për secilën ndeshje të gjykuar.

KUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:

  • Formulari i plotësuar i aplikimit (shkarko).
  • Kopje e dokumentit të identitetit.
  • Dëshmi mbi kualifikimet dhe trajnimin si arbitër.
  • Certifikatë shëndetësore nga institucioni përkatës.

AFATI I APLIKIMIT:

Aplikimet pranohen deri më datë 27.02.2025.

Dokumentet e kërkuara mund të dorëzohen fizikisht në zyrën e protokollit të DAKTP Fier, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Bashkia Fier, ose të dërgohen me email në dakfier1@gmail.com

Drejtoria e Artit, Kulturës, Turizmit dhe Promovimit

Bashkia Fier

Formulari: Shkarko

https://docs.google.com/document/d/1bFRMocQSCPm5pnD4rqyuqO6_x-CTBtrF/edit?fbclid=IwY2xjawIsBVRleHRuA2FlbQIxMAABHeWQDN7eW3PtX9KlBq6VMEMdeieXLvJZoK-xxCkmNzFSuELNGD7P0ZjS-g_aem_iEgmVRyjnt4fxuub00oWDw