Në kuadër të Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore është organizuar sot takimi konstruktiv mbi hartimin e aktiviteteve dhe zhvillimin e planit të veprimit për dy vitet në vazhdim në Bashkinë Fier. Aktualisht USAID po punon me Bashkinë Fier, për të përgatitur Plan-Veprimn, i cili do të specifikojnë fushat e mbështetjes së USAID-it, si platformat e Teknologjisë së Informacionit (IT), Angazhimi Qytetar, Taksat dhe Financat, Planifikimi në Menaxhimin e Ujit dhe në Përdorimin e Tokës. I pranishëm në një takim konsultativ ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë Z. Armando Subashi dhe Drejtori i PLGP-së Z. Peter Clavelle. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë falenderoi USAID për mbështetjen e madhe që i ka dhënë ndër vite Bashkisë. “USAID ka mbështetur procesin e decentralizimit në Shqipëri, ku edhe Bashkia Fier ka përfituar mjaftueshëm nga asistenca teknike në mënyrë të vazhdueshme. Ky është një proces i rëndësishëm i delegimit të kompetencave, përgjegjësive dhe burimeve financiare, nga qeverisja qëndrore në institucionet e qeverisjes vendore. Për këtë më lejoni t’ju përgëzoj edhe një herë për ndihmën e madhe që keni dhënë në përgatitjen e formulës së re për shpërndarjen e Grantit të Pakushtëzuar qeverisjes vendore. Falë kësaj formule burimet financiare shpërndahen në mënyrë transparente, të drejtë dhe të barabartë”- ka thënë z. Subashi.
Drejtori i PLGP-së Z. Peter Clavelle, pasi ka përgëzuar Bashkinë Fier për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe seriozitetin e treguar deri tani është shprehur se USAID do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Bashkinë, jo vetëm në këtë proces por edhe në të ardhmen me projekte zhvillimore.
Me mbështetjen permanente të USAID, Bashkia Fier ka arritur të përmirësojmë dhe ngrejë kapacitetet e administratës në shkrim projektesh, buxhetim, paketë fiskale, taksën e pasurisë etj. Ka arritur tw kompjuterizojë Sistemin e Taksave dhe financave. Ngritja e Komisionit Qytetar, projekt i USAID-it në bashkëpunim me Bashkinë Fier synoi thellimin e procesit të decentralizimit të pushtetit vendor. Institucionalizimi i këtij komisioni është një hap i rëndësishëm drejt procesit të decentralizimit, njëkohësisht një indikator mjaft i mirë i përgjegjëshmërisë, transparencës dhe cilësisë së punës tonë.
Një tjetër bashkëpunim po kaq serioz dhe frytdhënës është dhe ai i asistencës së dhënë në hartimin e projekt – idesë për rrugën “Ramiz Aranitasi” i cili është një ndër 3 projektet fituese që pret së shpejti të implementohet, si vazhdim I bulevardit “Jakov Xoxa”. Hartimi I këtij projekti, u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, USAID si dhe mbështetjen e Co- Plan.
“Përmirësimi i Shërbimit të Ndriçimit Rrugor në Bashkinë Fier”, nëpërmjet modelit të Partneritetit Publik-Privat ka qenë një tjetër pikë e fortë bashkëpunimi, ku studimi i tij u realizua po në bashkëpunim me Co plan dhe mbështetjen e USAID.
Një urë e re bashkëpunimi është hapur këtë vit. Është projekti i përbashkët i Bashkisë Fier, Shkollës “Rakip Kryeziu” dhe Ministrisë së Punës Rinisë dhe cështjeve Sociale, që pritet të mbështetet nga USAID, i cili synon prodhimin e fidanëve të pemëve decorative për nevojat mjedisore të qytetit, duke nxitur idetë e nxënsve në shërbim të mjedisit dhe komunitetit.