Punë për Komunitetin

Punë për Komunitetin

Bashkia Fier, për të tretën herë angazhohet në nismën “Punë për Komunitetin”, duke mundësuar punësimin e 100 personave dhe pastrimin e 42.9 km kanale kulluese.

Me përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, drejtues të lartë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe GIZ, në një ceremoni simbolike u promovua përfundimi i fazës së tretë të kësaj nisme, e cila mbështetet financiarisht nga Qeveria Federale Gjermane, zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Bashkinë Fier!

Kjo nismë, që synon zbutjen e pasojave ekonomike dhe financiare që pandemia e Covid-19 u ka shkaktuar komuniteteve lokale në Shqipëri, në Bashkinë e Fierit mundësoi punësimin e rreth 100 personave për pastrimin e 42.9 km kanale kulluese dhe ujitëse në njësitë administrative: Dërmënas, Qendër, Levan. Krahas impaktit social, nisma synoi të japë kontribut edhe në aspektin mjedisor me përmirësimin e situatës së kanaleve të kullimit, duke minimizuar efektin nga përmbytjet në tokat bujqësore, si dhe parandalimin e erozionit të tokës, nëpërmjet shtimit të sipërfaqes së pyllëzuar.

Objektivat e nismës “Punë për Komunitetin”:
 
·         Të nxisë dhe promovojë zhvillimin e turizmit kulturor e bregdetar,duke nxjerrë në pah vlerat e paçmueshme të traditës sonë jo vetëm në fushën e turizmit dhe bukurive natyrore që vendi ynë ofron por, edhe në fushën e prodhimtarisë, gastronomisë dhe artizanatit.

·         Të promovojë dhe nxisë bizneset lokale, kulturën, produktet vendase në kuadër të zhvillimit të ekonomisë blu.

·         Të kryejë një studim të mirëfilltë lidhur me nevojat dhe problematikat e ekonomisë blu nëvendin tonë.

·         Të shkruajë një strategji 4 – vjeçare, bazuar në rekomandimet e studimit dhe të propozojë nisma konkrete për lehtësimin dhe zhvillimin e sektorit të turizmit dhe ekonomisë blu.