Java Rinore Europiane dhe Dita e Europës në Fier

Java Rinore Europiane dhe Dita e Europës në Fier

Në kuadër të Javës Rinore Europiane dhe Ditës së Europës, Njësia e Integrimit Europian pranë Bashkisë Fier, në bashkëpunim me qendrën “Epoka e Re” zhvilloi sot aktivitetin “Demokracia ka nevojë për zë”. Nënkryetarja e Bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia ka përshëndetur drejtuesen e qendrës “Epoka e Re” znj. Nevila Jahaj, të rinjtë deputetë të Parlamentit Rinor Fier, vullnetarë të kësaj qendre dhe i ka prezantuar me zhvillimet, investimet që po zbaton Bashkia Fier në të gjithë territorin e saj.

Të rinjtë më pas janë njohur me mundësitë për të përfituar nga fondet e BE – së (Erasmus Plus dhe European Solidarity Corpe), prezantuar nga koordinatorja për Njësinë e Integrimit Europian pranë Bashkisë, znj. Erinda Jovani. Duke improvizuar një mbledhje këshilli, në pozicionin e këshilltarëve ata trajtuan disa nga cështjet që i shqetësonte si: punësimi i të rinjve, transporti i nxënësve në largësi, këndet e lojërave etj. Pyetjet që ata ngritën morën përgjigje nga Nënkryetarja e Bashkisë, bashkë me kërkesën për të qenë sa më aktiv, pasi zëri i tyre ka shumë rëndësi për gjithcka që ka lidhje me qytetin.

Memorandum Mirëkuptimit me Bashkinë e Barletës, Itali

Memorandum Mirëkuptimit me Bashkinë e Barletës, Itali

Është firmosur sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Bashkisë Barletta (Itali), përfaqësuar nga Nënkryetari, Av. Marcello Lanotte dhe Bashkisë Fier, përfaqësuar nga Kryetari, Z. Armando Subashi. Nëpërmjet nënshkrimit të këtij Memorandumi, synohet nxitja e bashkëpunimi të ndërsjelltë, në forma të ndryshme, në fushat: sport, kulturë, turizëm/agroturizëm dhe në cdo fushë tjetër me impakt në ekonomi.

Pas një veprimi të parë bashkëpunues të zbatuar në kuadër të projektit TOURNEE, të financuar nga programi Interreg Italy Italy 2014-2020, të dy bashkitë (Fier, Barletta) synojnë të forcojnë bashkëpunimin, për të fuqizuar dhe zhvillimuar jetën e komuniteteve të tyre. Objektivat e bashkëpunimit synojnë tërheqjen turistike, nëpërmjet zbatimit të një procesi ndërkombëtarizimi për të prodhuar një projekt të aftë për të tërhequr fonde nga BE-ja dhe për të hapur mundësi të reja tregjesh të standardeve ndërkombëtare.

Bashkia e Barletës është një qëndër e rëndësishme në Puglia dhe kryeqytet i Provincës BAT, e njohur për praninë e një trashëgimie kulturore të rëndësishme, për kompanitë e rëndësishme prodhuese dhe bujqësore dhe për një industri tekstile të lulëzuar. Bashkia e Fierit është bashkia e dytë në Shqipëri me potencial të madh ekonomik. Ka një bujqësi dhe industri të zhvilluar, vijë bregdetare të larmishme, pasuri arkeologjike, kulturore, historike dhe natyrore mbresëlënëse;

Palët bien dakord për të favorizuar realizimin e iniciativave të përbashkëta, të cilat synojnë: Krijimin e një rrjeti ndërkombëtar, një marrëdhënie të fortë mes dy komuniteteve, duke i krahasuar kulturat, zakonet, traditat dhe karakteristikat e identitetit të tyre nëpërmjet shkëmbimit të produkteve tipike të bujqësisë dhe zejtarisë; Zhvillimin e një projekti të përbashkët Lidhje dhe Shkëmbim; Forcimin e konkurueshmërisë në sektorët kulturorë dhe krijues për të nxitur rritjen ekonomike inteligjente, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të aktorëve kryesorë ekonomikë që i përkasin territorit; Hapjen e mundësive të reja, tregjeve me standard dhe të përshtatshëm edhe për konsumatorët ndërkombëtarë; Tejkalimin e pjesëmarrjes së thjeshtë popullore dhe forcimin e kapacitetit të tërheqjes turistike për aktivitetet e zhvilluara; …etj. 
Memorandumi i Mirëkuptimit do të jetë i vlefshëm për 5 vjet nga firmosja e tij dhe do të rinovohet automatikisht nëse palët nuk paraqesin një tërheqje prej tij në fomë të shkruar.