Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Padovës, Z. Sergio Giordani, Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi ka zhvilluar një agendë të ngjeshur dhe shumë produktive në vendin fqinj. Pas takimeve miqësore dhe institucionale me qytetarin e parë të Padovës, të cilat u fokusuan në shtrirjen e një bashkëpunimi ndërsektorial dhe shkëmbimit të praktikave më të mira mes të dy bashkive, i sukseshëm ishet edhe takimi me liderin e një prej merkatove më të mëdha në Itali, Drejtorin Ekzekutiv të Mercato AgroAlimentare Padova (MAAP) Z. Maurizio Saia.


Ky takim nxiti hedhjen e hapave konkrete të ndërtimit të një tregu të madh të fruta perimeve (tipi frigoriferik) në bashkinë Fier. Ky treg do të jetë filial i merkatos së madhe të fruta perimeve në Padova, që është një nga tre merkatot më të mëdha në Itali. Finalizimi i këtij projekti dhe i disa projekteve të tjera në fushën e përpunimit të produkteve bujqësore do të hapë një faqe të re për zhvillimin e bujqësisë dhe garantimin e tregjeve në Bashkinë Fier, e jo vetëm.

