Një dhuratë edhe për Ju

Një dhuratë edhe për Ju

Fëmijët jetim, familjet në nevojë dhe fëmijët me aftësi ndryshe kanë qenë edhe këtë vit në vëmendjen e Bashkisë Fier. Përvec aktivitetit artistik e argëtues, Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka gëzuar 300 fëmijët jetim të bashkisë edhe me dhurata të personalizuara. Në fjalën përshëndetëse dhe urimine  fundvitit Kryetari Subashi u shpreh: “Edhe pse vëmendja jonë ka qenë e shpërndarë në shumë drejtime, këtë vit u kujdesëm për të ndikuar sadopak në lumturinë e 2000 familjeve në nevojë, 300 fëmijëve jetim, 50 fëmijëve me aftësi ndryshe dhe banorëve të Shtëpisë të të Moshuarve Fier. Padyshim që kjo nuk është e mjaftueshme, por është më shumë se asgjë. Do të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti të ndikojmë në përmirësimin e politikave sociale për familjet pa asnjë mundësi ekonomike, për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, apo personat e pamundur fizikisht. Ata do të jenë në qendër të projekteve dhe programeve tona për vitin 2019, për t’u siguruar më shumë mirëqenie e integritet”.

Përveç ndihmave ushqimore për 2000 familjet në nevojë, atmosferës festive dhe familjare të krijuar në Shtëpinë e të Moshuarve Fier, shoqëruar me dhurata simbolike edhe ceremonia festive organizuar për fëmijët e qendrës “Horizont” (Fëmijë me Aftësi Ndryshe) është një tjetër aktivitet i kthyer tashmë në traditë, që përcjell mesazhe të forta dashurie për jetën dhe një atmosferë festive për këtë pjesë të brishtë të shoqërisë.

Nxënësit e dalluar. Tradita vazhdon.

Nxënësit e dalluar. Tradita vazhdon.

Në një festë të vërtetë është përcjellë ceremonia e vlerësimit për nxënësit e dalluar të ciklit 9 vjecar dhe të mesëm. Kanë qenë rreth 1000 nxënës me rezultate të shkëlqyera në mësime që janë bërë pjesë e vlerësimit dhe argëtimit të organizuar nga Bashkia Fier. E konceptuar si aktivitet i shtrirë përgjatë dy ditëve, kjo ceremoni kishte fokus të ndryshëm me bazë moshën. Ceremonia e vlerësismit të nxënësve të shkollave 9 vjecare ishte konceptuar më tepër si një aktivitet artistik dhe argëtues, organizuar nga QAK.

Ndryshe ishte konceptuar ceremonia e vlerësimit për nxënësit e shkollave të mesme. Me një atmosferë tërësisht rinore, me bazë argëtimin dhe me prezencën e dy artistëve fierakë: Delinda Zhupa dhe Gazmend Paja.

Bashkia Fier nuk ka lënë pa vlerësuar përpjekjen e nxënësve për të arritur rezultate të shkëlqyera në mësime, nga shkollat publike dhe jopublike në të gjithë territorin e saj. Në këtë veprimtari, nëpërmjet një klipi janë prezantuar edhe arritjet e deritanishme, ajo cfarë është bërë për transformimin e mjediseve shkollore, sa është investuar për rikonstruksionin e godinave dhe vëmendja që ka marrë arsimi nga ky institucion. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë, Armando Subashi përvec urimeve dhe mirënjohjes për të gjithë nxënësit dhe mësuesit ka vënë theksin se Bashkia Fier do të vazhdojë punën për rehabilitimin e të gjitha godinave arsimore, deri në arritjen e standardit që dëshirojmë. 

Një takim i veçantë me vizitorët e vegjël

Një takim i veçantë me vizitorët e vegjël

Nxënësit e shkollës “Andon Xoxa” kanë qenë vizitorët më të rëndësishëm sot në Bashkinë Fier. Në kuadër të një ore të hapur mësimore, së bashku me mësuesen e tyre, ata zhvilluan një takim me Nënkryetaren e Bashkisë, Enkelejda Peshkëpia, e cila iu përgjigj të gjithë pyetjeve të tyre në lidhje me investimet, projektet, këndet e lojërave, parqet etj. Një nga problemet që i shqetësonte pamasë këta fëmijë ishte ndojtja e ambienteve publike dhe shatërvaneve nga mbetjet urbane të hedhura pa kriter prej qytetarëve.

Me pafajësinë e fëmijëve ata me të drejtë pyesnin: “Përse nuk vendosni gjoba? Po më shumë se një pyetje kjo ishte një tërheqje vëmendjeje përballë indinjatës së tyre për atë që shohin cdo ditë.

Një orë emocionuese dhe shumë e vlefshme për të informuar fëmijët dhe për të mësuar prej tyre ndikimin e cdo pune të bërë nga Bashkia në qytet dhe ambientet arsimore.

Fier e Vlorë, diskutim teknik për Vjosën

Fier e Vlorë, diskutim teknik për Vjosën

Problematikat e reshjeve dhe gjetja e zgjidhjes për eleminimin e daljes nga shtrati të lumit Vjosë ka mbledhur sot në Njësinë Novoselë, në një takim të përbashkët dy Kryetarët e Bashkive Fier dhe Vlorë së bashku me prefektët e dy qarqeve. Takimi i sotëm në nivel teknik, ka ardhur pas disa takimesh që Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi ka zhvilluar me specialistë dhe ekspertë të fushës me eksperiencë shumëvjecare. Në fjalën e tij kryetari Subashi ëhstë shprehur: “Kemi disa javë që punojmë, por sot ishte një takim i përbashkët që synoi bashkëveprimin e të dy bashkive tona, Fier dhe Vlorë për t’i dhënë fund problemit madhor që po shkakton këto vitet e fundit VJOSA.

Tashmë kemi rënë dakord për të ngritur një grup të përbashkët pune, jo vetëm me ekspertët që kemi në strukturën e bashkive tona, por duke përfshirë në të edhe profesorë e specialistë nga Tirana me eksperiencë shumëvjeçare dhe që kanë qenë ideatorët dhe projektuesit e shumë prej veprave aktuale. Në përfundim unë jam i bindur që do të kemi një projekt dhe një produkt shumë profesional, zbatim i të cilit do të minimizojë dhe ndoshta do të mbyllë përgjithmonë historitë që kemi patur vitet e fundit me Vjosën. Atje ku realisht është vëmendja, puna dhe dora e njeriut, janë shmangur shumë pasoja. Kjo nuk është e parealizueshme. Shembujt ne i kemi konktretë nga bashkitë tona. Atje ku realisht është vëmendja, puna dhe dora e njeriut, janë shmangur shumë pasoja”. 
Sipas kreut të Bashkisë Fier situata e 2- 3 viteve të fundit është një këmbanë alarmi dhe për këtë është dakordësuar edhe me Kryeministrin, nga ku është marrë mbështetja e plotë për t’i dhënë zgjidhjen përfundimisht këtij problem jetik.

Komuniteti Rom, lehtësi procedurash strehimi

Komuniteti Rom, lehtësi procedurash strehimi

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të komunitetit Rom të zonës së Levanit, Baltëzës, Drizës dhe Mbrostar Urës, me fokus: Lehtesimi i Strehimit Social. Takimi u organizua në kuadër të projektit “Nismë e Përbashkët për Fuqizimin e Shoqërisë Civile Rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, i mbeshtetur nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga Roma Active Albania (zbatuar në nivel lokal nga Voice of Roma në partneritet me shoqatën Njerezit te paret).

Pavarësisht fokusit të takimit diskutiomet u shtrinë edhe më tej, duke trajtuar pothuajse të gjitha problematikat që shqetëson sot komunitetin Rom në Fier, duke nisur nga infrastruktura, arsimi, shërbimi shëndetësor etj. Më shumë se mbështetja dhe politika lehtësuse sociale për këtë komunitet u reflektua edhe mbi sfidat që paraqet sot programi aktual i strehimit dhe nxitjes së advokimit për zbutjen e kritereve që përjashtojnë ose bëjnë të vështirë përfitimin e komunitetit Rom nga ky program.