📢 U zhvillua seanca dëgjimore me publikun dhe konsumatorët
📅 Më 26 Gusht 2026, në Sallën e Këshillit Bashkiak, Bashkia Fier zhvilloi seancën dëgjimore me publikun dhe konsumatorët, me temë:
💧 “Prezantimi i nivelit të ri të tarifave për shërbimin e ujit të pijshëm, grumbullimin e ujërave të zeza dhe shërbime të tjera të lidhura me furnizimin me ujë dhe kanalizimet.”
Gjatë seancës u prezantuan tarifat e reja dhe u zhvillua një proces konsultimi me banorët dhe konsumatorët, duke mbledhur mendimet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre.
🤝 Bashkia Fier vijon të promovojë transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.



