Është firmosur sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Bashkisë Barletta (Itali), përfaqësuar nga Nënkryetari, Av. Marcello Lanotte dhe Bashkisë Fier, përfaqësuar nga Kryetari, Z. Armando Subashi. Nëpërmjet nënshkrimit të këtij Memorandumi, synohet nxitja e bashkëpunimi të ndërsjelltë, në forma të ndryshme, në fushat: sport, kulturë, turizëm/agroturizëm dhe në cdo fushë tjetër me impakt në ekonomi.
Pas një veprimi të parë bashkëpunues të zbatuar në kuadër të projektit TOURNEE, të financuar nga programi Interreg Italy Italy 2014-2020, të dy bashkitë (Fier, Barletta) synojnë të forcojnë bashkëpunimin, për të fuqizuar dhe zhvillimuar jetën e komuniteteve të tyre. Objektivat e bashkëpunimit synojnë tërheqjen turistike, nëpërmjet zbatimit të një procesi ndërkombëtarizimi për të prodhuar një projekt të aftë për të tërhequr fonde nga BE-ja dhe për të hapur mundësi të reja tregjesh të standardeve ndërkombëtare.
Bashkia e Barletës është një qëndër e rëndësishme në Puglia dhe kryeqytet i Provincës BAT, e njohur për praninë e një trashëgimie kulturore të rëndësishme, për kompanitë e rëndësishme prodhuese dhe bujqësore dhe për një industri tekstile të lulëzuar. Bashkia e Fierit është bashkia e dytë në Shqipëri me potencial të madh ekonomik. Ka një bujqësi dhe industri të zhvilluar, vijë bregdetare të larmishme, pasuri arkeologjike, kulturore, historike dhe natyrore mbresëlënëse;
Palët bien dakord për të favorizuar realizimin e iniciativave të përbashkëta, të cilat synojnë: Krijimin e një rrjeti ndërkombëtar, një marrëdhënie të fortë mes dy komuniteteve, duke i krahasuar kulturat, zakonet, traditat dhe karakteristikat e identitetit të tyre nëpërmjet shkëmbimit të produkteve tipike të bujqësisë dhe zejtarisë; Zhvillimin e një projekti të përbashkët Lidhje dhe Shkëmbim; Forcimin e konkurueshmërisë në sektorët kulturorë dhe krijues për të nxitur rritjen ekonomike inteligjente, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të aktorëve kryesorë ekonomikë që i përkasin territorit; Hapjen e mundësive të reja, tregjeve me standard dhe të përshtatshëm edhe për konsumatorët ndërkombëtarë; Tejkalimin e pjesëmarrjes së thjeshtë popullore dhe forcimin e kapacitetit të tërheqjes turistike për aktivitetet e zhvilluara; …etj.
Memorandumi i Mirëkuptimit do të jetë i vlefshëm për 5 vjet nga firmosja e tij dhe do të rinovohet automatikisht nëse palët nuk paraqesin një tërheqje prej tij në fomë të shkruar.