Problematikat e reshjeve dhe gjetja e zgjidhjes për eleminimin e daljes nga shtrati të lumit Vjosë ka mbledhur sot në Njësinë Novoselë, në një takim të përbashkët dy Kryetarët e Bashkive Fier dhe Vlorë së bashku me prefektët e dy qarqeve. Takimi i sotëm në nivel teknik, ka ardhur pas disa takimesh që Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi ka zhvilluar me specialistë dhe ekspertë të fushës me eksperiencë shumëvjecare. Në fjalën e tij kryetari Subashi ëhstë shprehur: “Kemi disa javë që punojmë, por sot ishte një takim i përbashkët që synoi bashkëveprimin e të dy bashkive tona, Fier dhe Vlorë për t’i dhënë fund problemit madhor që po shkakton këto vitet e fundit VJOSA.
Tashmë kemi rënë dakord për të ngritur një grup të përbashkët pune, jo vetëm me ekspertët që kemi në strukturën e bashkive tona, por duke përfshirë në të edhe profesorë e specialistë nga Tirana me eksperiencë shumëvjeçare dhe që kanë qenë ideatorët dhe projektuesit e shumë prej veprave aktuale. Në përfundim unë jam i bindur që do të kemi një projekt dhe një produkt shumë profesional, zbatim i të cilit do të minimizojë dhe ndoshta do të mbyllë përgjithmonë historitë që kemi patur vitet e fundit me Vjosën. Atje ku realisht është vëmendja, puna dhe dora e njeriut, janë shmangur shumë pasoja. Kjo nuk është e parealizueshme. Shembujt ne i kemi konktretë nga bashkitë tona. Atje ku realisht është vëmendja, puna dhe dora e njeriut, janë shmangur shumë pasoja”. Sipas kreut të Bashkisë Fier situata e 2- 3 viteve të fundit është një këmbanë alarmi dhe për këtë është dakordësuar edhe me Kryeministrin, nga ku është marrë mbështetja e plotë për t’i dhënë zgjidhjen përfundimisht këtij problem jetik.
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të komunitetit Rom të zonës së Levanit, Baltëzës, Drizës dhe Mbrostar Urës, me fokus: Lehtesimi i Strehimit Social. Takimi u organizua në kuadër të projektit “Nismë e Përbashkët për Fuqizimin e Shoqërisë Civile Rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, i mbeshtetur nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga Roma Active Albania (zbatuar në nivel lokal nga Voice of Roma në partneritet me shoqatën Njerezit te paret).
Pavarësisht fokusit të takimit diskutiomet u shtrinë edhe më tej, duke trajtuar pothuajse të gjitha problematikat që shqetëson sot komunitetin Rom në Fier, duke nisur nga infrastruktura, arsimi, shërbimi shëndetësor etj. Më shumë se mbështetja dhe politika lehtësuse sociale për këtë komunitet u reflektua edhe mbi sfidat që paraqet sot programi aktual i strehimit dhe nxitjes së advokimit për zbutjen e kritereve që përjashtojnë ose bëjnë të vështirë përfitimin e komunitetit Rom nga ky program.
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të komunitetit Rom të zonës së Levanit, Baltëzës, Drizës dhe Mbrostar Urës, me fokus: Lehtesimi i Strehimit Social. Takimi u organizua në kuadër të projektit “Nismë e Përbashkët për Fuqizimin e Shoqërisë Civile Rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, i mbeshtetur nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga Roma Active Albania (zbatuar në nivel lokal nga Voice of Roma në partneritet me shoqatën Njerezit te paret).
Pavarësisht fokusit të takimit diskutiomet u shtrinë edhe më tej, duke trajtuar pothuajse të gjitha problematikat që shqetëson sot komunitetin Rom në Fier, duke nisur nga infrastruktura, arsimi, shërbimi shëndetësor etj. Më shumë se mbështetja dhe politika lehtësuse sociale për këtë komunitet u reflektua edhe mbi sfidat që paraqet sot programi aktual i strehimit dhe nxitjes së advokimit për zbutjen e kritereve që përjashtojnë ose bëjnë të vështirë përfitimin e komunitetit Rom nga ky program.
Duke nisur nga sot, banorët e Libofshës do të marrin shërbimin shëndetësor në një godinë pothuasje tërësisht të re. Godina e vjetër, për shkak të mungesës së investimeve ndër vite kishte pësuar amortizime serioze të cilat zbehnin edhe funksionin e saj. Si pasojë e kësaj situate, banorët nuk po e frekuentonin më, duke iu drejtuar ambulancës dhe Spitalit Rajonal të Fierit, për të marrë shërbimin shëndetësor. E parë si një emergjencë për këta banorë, Bashkia Fier, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim arriti të realizojë rikonstruksionin e plotë të godinës, duke plotësuar edhe me mjetet e nevojshme të urgjencës. Sot u zhvillua ceremonia e inagurimit të punimeve dhe nisjes së një funksionimi të ri të kësaj qendre me të gjitha parametrat e nevojshëm.
Në inagurimin e saj merrnin pjesë Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z.Christoph Graf, Ministrja e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, Prefekti i Qarkut Baki Bala, Nënkryetarja e Bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia, Drejrori i projektit “Shëndet Për të Gjithë” z. Besim Nuri, si dhe përfaqësues vendorë. Një bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) bëri të mundur rehabilitimin e qendrës shëndetësore Libofshë, e cila ofron shërbim 24 orësh dhe i shërben banorëve të kësaj zone, por edhe njësive administrative përreth.
Nënkryetarja e bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia në fjalën përshëndetëse e vlerësoi maksimalisht këtë mbështetje nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Ministrinë e Shëndetësisë për vëmendjen e treguar, jo vetëm për Libofshën por dhe Cakranin të rikonstruktuar totalisht pak kohë më parë. “Ne ndihemi të privilegjuar dhe me shumë fat që kemi patur mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Ky nuk është bashkëpunimi i parë në Bashkinë Fier. Në një kohë shumë të shkurtër, pas përfundimit të rikonstruksionit të Qendrës Shëndetësore Cakran, vijmë sot në inagurimin e një tjetër qendre shëndetësore. Godina e Qendrës Shëndetësore të Libofshë që nga ndërtimi i saj nuk ka njohur asnjë investim apo rikonstruksion. Pas financimit prej rreth 75,000 Euro nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, godina e Qendrës Shëndetësore të Libofshë, sikurse dhe ajo e Cakranit janë rikonstruktuar tërësisht. Nga sot kjo qendër do t’u vijë në ndihmë mbi 10 000 banorëve të kësaj njësie, dhe jo vetëm, të cilët do të kenë mundësi të marrin shërbimet parësore pranë vendbanimeve të tyre”.
Përvec rikonstruksionit të godinës qendra u pajis me mobilje: tavolina, rafte, dhe stola pritjeje për pacientët.
Mjekët janë pajisur me “çantën e doktorit”, e cila përmban instrumentet bazë të shërbimit mjekësor, si stetoskop për fëmijë dhe të rritur, oksimetër, glukometër, çekiç neurologjik, stetoskop fetal, etj, si dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre. Kjo ka bërë të mundur që mjekët të menaxhojnë dhe parandalojnë më mirë gjendjet akute, duke ofruar shërbimin në kohë dhe me cilësi për pacientët e kësaj zone.
Projekti “Shëndet për të Gjithë” ka trajnuar ekipin e mjekëve dhe infermierëve të qendrës për menaxhimin e rasteve, përdorimin e kompjuterëve, e-mailit, dhe internetit, si dhe ka trajnuar drejtorin e Qendrës mbi menaxhimin shëndetësor dhe ekonomistin mbi financat shëndetësore, buxhetimin dhe prokurimet.
Në kuadër të Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore është organizuar sot takimi konstruktiv mbi hartimin e aktiviteteve dhe zhvillimin e planit të veprimit për dy vitet në vazhdim në Bashkinë Fier. Aktualisht USAID po punon me Bashkinë Fier, për të përgatitur Plan-Veprimn, i cili do të specifikojnë fushat e mbështetjes së USAID-it, si platformat e Teknologjisë së Informacionit (IT), Angazhimi Qytetar, Taksat dhe Financat, Planifikimi në Menaxhimin e Ujit dhe në Përdorimin e Tokës. I pranishëm në një takim konsultativ ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë Z. Armando Subashi dhe Drejtori i PLGP-së Z. Peter Clavelle. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë falenderoi USAID për mbështetjen e madhe që i ka dhënë ndër vite Bashkisë. “USAID ka mbështetur procesin e decentralizimit në Shqipëri, ku edhe Bashkia Fier ka përfituar mjaftueshëm nga asistenca teknike në mënyrë të vazhdueshme. Ky është një proces i rëndësishëm i delegimit të kompetencave, përgjegjësive dhe burimeve financiare, nga qeverisja qëndrore në institucionet e qeverisjes vendore. Për këtë më lejoni t’ju përgëzoj edhe një herë për ndihmën e madhe që keni dhënë në përgatitjen e formulës së re për shpërndarjen e Grantit të Pakushtëzuar qeverisjes vendore. Falë kësaj formule burimet financiare shpërndahen në mënyrë transparente, të drejtë dhe të barabartë”- ka thënë z. Subashi.
Drejtori i PLGP-së Z. Peter Clavelle, pasi ka përgëzuar Bashkinë Fier për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe seriozitetin e treguar deri tani është shprehur se USAID do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Bashkinë, jo vetëm në këtë proces por edhe në të ardhmen me projekte zhvillimore.
Me mbështetjen permanente të USAID, Bashkia Fier ka arritur të përmirësojmë dhe ngrejë kapacitetet e administratës në shkrim projektesh, buxhetim, paketë fiskale, taksën e pasurisë etj. Ka arritur tw kompjuterizojë Sistemin e Taksave dhe financave. Ngritja e Komisionit Qytetar, projekt i USAID-it në bashkëpunim me Bashkinë Fier synoi thellimin e procesit të decentralizimit të pushtetit vendor. Institucionalizimi i këtij komisioni është një hap i rëndësishëm drejt procesit të decentralizimit, njëkohësisht një indikator mjaft i mirë i përgjegjëshmërisë, transparencës dhe cilësisë së punës tonë.
Një tjetër bashkëpunim po kaq serioz dhe frytdhënës është dhe ai i asistencës së dhënë në hartimin e projekt – idesë për rrugën “Ramiz Aranitasi” i cili është një ndër 3 projektet fituese që pret së shpejti të implementohet, si vazhdim I bulevardit “Jakov Xoxa”. Hartimi I këtij projekti, u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, USAID si dhe mbështetjen e Co- Plan.
“Përmirësimi i Shërbimit të Ndriçimit Rrugor në Bashkinë Fier”, nëpërmjet modelit të Partneritetit Publik-Privat ka qenë një tjetër pikë e fortë bashkëpunimi, ku studimi i tij u realizua po në bashkëpunim me Co plan dhe mbështetjen e USAID.
Një urë e re bashkëpunimi është hapur këtë vit. Është projekti i përbashkët i Bashkisë Fier, Shkollës “Rakip Kryeziu” dhe Ministrisë së Punës Rinisë dhe cështjeve Sociale, që pritet të mbështetet nga USAID, i cili synon prodhimin e fidanëve të pemëve decorative për nevojat mjedisore të qytetit, duke nxitur idetë e nxënsve në shërbim të mjedisit dhe komunitetit.