Nuk kishte si të linim jashtë vëmendjes edhe këtë fundvit ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje.
Me qëllim që tryeza e Vitit të Ri të jetë ndryshe nga çdo ditë tjetër, Bashkisë Fier u erdhi në ndihmë 1500 familjeve në nevojë që nuk kanë mundur të përfitojnë nga shpërblimi i Qeverisë duke u dhuruar nga fondet e saj, vlerën monetare prej 5000 lekësh.
Kategoritë përfituese:
Familje të varfëra pa të ardhura
Familje me fëmijë me status Jetim
Fëmijë në familje kujdestare
Kryefamiljare gra
Të moshuar që nuk trajtohen nga Sigurimet Shoqërore
Familje me pjesëtarë PAK që nuk kanë mundur të përfitojnë nga shpërblimi i Qeverisë
Krahas mbështetjes së Qeverisë në këto ditë festash, mbështetjes së Bashkisë, paketës së mbështetjes që do të fillojë të shpërndahet në ditët e para të vitit të ri, e cila do të ulë efektin e inflacionit të luftës, do të vazhdojmë të ndikojmë në përmirësimin e politikave sociale për familjet pa asnjë mundësi ekonomike, për kategorinë e personave me aftësi ndryshe, apo personat e pamundur fizikisht.
Duke filluar nga data 1 Mars 2022, hap dyert Tregu i ri i Gjësë së Gjallë, duke i dhënë kështu fund një trgtimi kaotik në Fier. Tregu aktual i gjësë së gjallë, me vendndodhje në Lagjen “Afrim i Ri” pranë hekurudhës, që ishte një treg me leje provizore, do të mbyllet përfundimisht, pasi nuk plotëson asnjë kriter të tregtimit, duke filluar që nga largësia me qendrat e banuara, (kusht për evitimin e rrezikut të përhapjes së infeksioneve, sëmundjeve nga kafshët tek njeriu), deri tek kushtet sanitare, mjedisore, funksionale dhe organizative.
Me spostimin e tregtimit të gjësë së gjallë në tregun e ri, ndërtuar nga Bashkia Fier, me vendndodhje në Njësinë Administrative Mbrostar, do të garantohet jo vetëm standardizimi i këtij shërbimi për fermerët/tregtarët, por edhe për konsumatorët. Ai plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për një tregtim me standard, të garantuar, përfshirë kapacitetin dhe aksesimin, duke synuar kthimin e tij në një treg rajonal, që do të mundësojë shërbimet për fermerët e të paktën tre bashkive: Fier, Patos e Roskovec. Ka gjithashtu për qëllim të zhvillojë dhe të qendërzojë gjithë pikat e tregtimit të gjësë së gjallë në një të vetme, sipas kushteve dhe parametrave bashkëkohorë, të ndërthur rrugët automobilistike dhe transportin hekurudhor, të sigurojë largësinë maksimale nga transporti publik dhe nga aktivitetet qe shoqërohen me ndotje (si erë, pluhur, tym, hi,etj), respektojë largësinë nga shtëpitë e banimit dhe gjitha aktivitetet e tjera.
Tregu i ri garanton:
· Rritje të mundësisë për kontrollin e saktë tekniko-veterinar të gjësë së gjallë, i cili ndikon drejtëpërdrejtë në sigurinë e shëndetit publik.
Rritje të kontrollit të lëvizjes së kafshëve dhe sigurinë ushqimore nga ferma në tavolinë.
Krijimin e kushteve për evitimin e ndotjes së mjedisit, duke siguruar kontrollin e plotë të lëvizjes së kafshëve dhe regjistrimin e tyre.
Sigurimin e garancisë absolute për shëndetin e konsumatorit që konsumon produktin e përpunuar.
Qarku i Fierit ka një pozitë gjeografike dhe klimë të përshtatshme, e cila ka favorizuar numrin e madh të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Hapësirat e mëdha fushore të gjelbërura, i kanë dhënë hov zhvillimit të blegtorisë. Sot në territorin administrativ të Bashkise Fier, Patos dhe Roskovec, mbarështohen rreth 35,000 krerë gjedh, 219,344 krerë të imta dhe rreth 9,900 krerë derra.
Falë bashkëpunimit të ngushtë me projektin TAP, sot kemi një treg me kushte e standard bashkëkohore, me kapacitet rreth 3 mijë krerë dhe me një thertore për raste emergjente.
Përvec kësaj, është një vend ideal për organizimin e panaireve të ndryshme.
Kushdo që e ka vizituar Muzeun Historik Fier, ka mundur të shohë nga afër dhe të njihet me një pjesë të rëndësishme të kulturës, traditës, historisë dhe qytetërimit antik. Pavijoni i Arkeologjisë në këtë Muze, përfaqësohet nga objekte të ekspozuara, që në pjesën më të madhe i përkasin qytetit antik të Apolonisë dhe qyteteve fqinje ilire të: Bylisit, Nikajës, Dimalit, apo atyre në Margëlliç dhe Gurëzezë. Në stendat e tij janë ekspozuar edhe artefaktet që vijnë nga gërmimet në stacionin neolitik të Cakranit dhe varrezës tumulare të Patosit.
Arkeologjia ofron tematika të veçanta për njohjen e parahistorisë, qytetërimit antik, themelimit të qyteteve koloni, organizimin e jetës, ndërtimet, infrastrukturën, rrugën Egnatia, kulturën shpirtërore, teatrin, skulpturën, numizmatikën, etj. Të gjitha këto, së bashku me objektet e shumta të qeramikës, armët e luftës, veglat e punës, mbishkrimet dhe mozaikët, i krijojnë vizitorit një njohje mbi periudhat e parahistorisë, antikitetit dhe mesjetës së hershme. Thesare të çmuara, që i japin vlerë identitetit tonë kombëtar!
Bashkia Fier në bashkëpunim me UNDP ka zhvilluar një workshp dy ditor me objektiv ri-integrimin e të rikthyerve nga emigrimi dhe azil-kërkimi në Bashkinë Fier.
Në vijim të firmosjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis PNUD në Shqipëri dhe Bashkisë Fier, si dhe duke konsideruar që janë kryer disa vlerësime për të kuptuar situatën dhe kushtet e nevojshme për ri-integrimin e të rikthyerve në këtë bashki, ky takim mbledh bashkë aktorët vendorë, të cilët kanë një rol në proceset ri-integruese të të rikthyerve nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.
Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor është një projekt nën-rajonal i financuar nga Komisioni Evropian, në koordinim me Bankën Botërore dhe Këshillin e Evropës. Projekti zbatohet në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut dhe administrohet nga Zyra Rajonale e UNDP në Stamboll.
Projekti synon të rrisë aftësitë e autoriteteve të Ballkanit Perëndimor për të zbatuar zgjidhje tërësore për fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të të kthyerve. Duke adresuar shkaqet thelbësore dhe shtysat negative të emigrimit për popullatën Rome dhe Egjiptiane si dhe për te rikthyerit e tjerë nga grupe vulnerabël të popullatës, projekti kontribuon në zbatimin e agjendës së gjerë të përfshirjes sociale në Ballkanin Perëndimor.
Bashkia Fier, për të tretën herë angazhohet në nismën “Punë për Komunitetin”, duke mundësuar punësimin e 100 personave dhe pastrimin e 42.9 km kanale kulluese.
Me përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, drejtues të lartë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe GIZ, në një ceremoni simbolike u promovua përfundimi i fazës së tretë të kësaj nisme, e cila mbështetet financiarisht nga Qeveria Federale Gjermane, zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Bashkinë Fier!
Kjo nismë, që synon zbutjen e pasojave ekonomike dhe financiare që pandemia e Covid-19 u ka shkaktuar komuniteteve lokale në Shqipëri, në Bashkinë e Fierit mundësoi punësimin e rreth 100 personave për pastrimin e 42.9 km kanale kulluese dhe ujitëse në njësitë administrative: Dërmënas, Qendër, Levan. Krahas impaktit social, nisma synoi të japë kontribut edhe në aspektin mjedisor me përmirësimin e situatës së kanaleve të kullimit, duke minimizuar efektin nga përmbytjet në tokat bujqësore, si dhe parandalimin e erozionit të tokës, nëpërmjet shtimit të sipërfaqes së pyllëzuar.
Objektivat e nismës “Punë për Komunitetin”: · Të nxisë dhe promovojë zhvillimin e turizmit kulturor e bregdetar,duke nxjerrë në pah vlerat e paçmueshme të traditës sonë jo vetëm në fushën e turizmit dhe bukurive natyrore që vendi ynë ofron por, edhe në fushën e prodhimtarisë, gastronomisë dhe artizanatit.
· Të promovojë dhe nxisë bizneset lokale, kulturën, produktet vendase në kuadër të zhvillimit të ekonomisë blu.
· Të kryejë një studim të mirëfilltë lidhur me nevojat dhe problematikat e ekonomisë blu nëvendin tonë.
· Të shkruajë një strategji 4 – vjeçare, bazuar në rekomandimet e studimit dhe të propozojë nisma konkrete për lehtësimin dhe zhvillimin e sektorit të turizmit dhe ekonomisë blu.