NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

MBI RAPORTIN E VLERËSIMIT TË RISKUT NË SHKALLË VENDORE

Titulli i projektit: Në kuadër të projektit RESEAL është duke u zbatuar projekti “Zhvillimi i vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor” për 6 (gjashtë) bashkitë e Qarkut Fier, përkatësisht për Bashkinë Fier, Lushnje, Divjakë, Patos, Roskovec dhe Mallakastër, nën koordinimin dhe bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile (AKMC).

Propozuesi: Drejtoria e Mbrojtjes Civile

Informacion mbi projekt – aktin: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, (UNDP/PNUD) në Shqipëri mbështet përpjekjet e vendit për përmirësimin e sistemit dhe kapaciteteve të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë (MRF) – në nivel qendror dhe vendor. Qëllimi i përgjithshëm i projektit RESEAL është forcimi i sistemit të MRF-së në Shqipëri dhe mbështetja e përpjekjeve të vendit për t’u bërë një anëtar i plotë i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së (MMC BE). Gjithashtu, projekti është në përputhje me objektivin për nxitjen e zbatimit të Kuadrit Sendai për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (KSZRF) dhe është hartuar bazuar në rekomandimet e raportit të vlerësimit të nevojave pas tërmetit të vitit 2019, në Shqipëri.

Në kuadër të projektit RESEAL është duke u zbatuar projekti Zhvillimi i vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor” edhe në Bashkinë Fier, nën koordinimin dhe bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile (AKMC), me shtrirje kohore Shtator 2022 – Qershor 2023.

Një nga objektivat kryesore të këtij projekti është hartimi i dokumenteve me fokus vlerësimin e risqeve të fatkeqësive për bashkinë Fier, pjesë përbërëse e të cilës do të jenë edhe vlerësimi i kapaciteteve përballuese të bashkisë.

ME QËLLIM KOMPLETIMIN E KËTIJ RAPORTI ME TË GJITHA SUGJERIMET DHE MENDIMET E GRUPEVE TË INTERESIT, PËRPARA SE TË KALOJË PËR SHQYRTIM NË KËSHILLINE  BASHKISË FIER, NË MBËSHTETJE TË LIGJIT NR. 139/2015 “PËR VETQEVERISJEN VENDORE” DHE LIGJIT NR. 146/2014, “PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK”, ME PROPOZIM TË DREJTORISË SË MBROJTJES CIVILE ORGANIZON NJË SEANCË KONSULTIMI PUBLIK,

  • DATË – 14. 04.2023
  • ORA – 10:30
  • VENDI – SALLA E MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT TË BASHKISË FIER  

JANË TË LUTUR TË MARRIN PJESË QYTETARË, SIPËRMARRËS, ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE, EKSPERTË NË FUSHËN E MBROJTJES CIVILE, TË RINJ, GRUPE TË NDRYSHME INTERESI PËR TË DISKUTUAR, TRAJTUAR DHE DHËNË MENDIMIN RRETH KËTIJ RAPORTI PËR TË PËRFTUAR NJË DOKUMENT MBI TË CILËN DO TË BAZOHET NË TË ARDHMEN EDHE PUNA E BASHKISË FIER NË ASPEKTIN E MBROJTJES CIVILE, DUKE NDIKUAR NË ZVOGËLIMIN E RISQEVE TË FATKEQËSIVE DHE ME KAPACITETE TË PËRMIRËSUARA. REZULTATE PRITEN EDHE NË DREJTIM TË RRITJES SË AFTËSISË VENDORE PËR TU MËKËMBUR PËRMES PËRDORIMIT TË NJË SISTEM FRYTDHËNËS DHE TË INTEGRUAR TË MBROJTJES CIVILE.

 Kliko mbi link për t’u njohur me PROJEKT –  RAPORTIN E VLERËSIMIT TË RISKUT NË SHKALLË VENDORE  

NJË COPËZ FIERI NË ZEMËR TË ATHINËS

NJË COPËZ FIERI NË ZEMËR TË ATHINËS

Një aktivitet modest mes emigrantësh është kthyer në një festë madhështore dhe në pritje po kaq madhështore e kryetarit të bashkisë Fier Armando Subashi. Me përmasat që morri ky aktivitet në dukje simbolik la të kuptohet se forca humane bëhet edhe më e madhe në kushtet e mallit dhe distancës me vendlindjen. Me të drejtë, takimi i emigrantëve fierakë në Greqi këtë fundjavë, i cili bëri jehonë edhe në Shqipëri, u emërtua si një copëz Fieri në zemër të Athinës.

Të takuar pas shumë vitesh me njëri – tjetrin, fierakët e emigruar mbi 30 vjet më parë në shtetin fqinj kanë dhuruar emocione të shumta mes lotësh dhe përqafimesh.

Kryetari I Bashkisë Armando Subashi mori pjesë në organizimin e bërë me rastin e e krijimit të Shoqatës “Grupimi i fierakëve emigrantë në Athinë “Apollonia”, me ftesë të veçasntë nga Kryetarja e kësaj shoqate, Elida Sopoti.

Mbi 30 vite në Athinë dhe më në fund Fierakët vendosën të jenë një, të gjithë bashkë në shtetin helen. Statistikat marrë nga ky shtet, flasin për mbi 23 mijë fierakë në Greqi.

Të mbledhur nga Athina dhe gjithë rrethinat e saj, fierakët vendosën të krijojnë grupimin e parë kulturor “Grupimi i fierakëve emigrantë në Athinë “Apollonia”.

Një përpjekje e madhe për ta finalizuar në 15 janar të këtij viti, si ëndrrën e tyre të gjatë sa vitet e qëndrimit në emigrim.

Bashkimi i Fierakeve ne Greqi “APOLLONIA, qëllimi i së cilës është, ruajtja e kulturës dhe traditës së bukur myzeqare, për ta percjellë atë ndër breza. Në këtë, event madhështor morën pjesë përvecese atyre që jetojnë në Athinë edhe shumë fierakë të ardhur enkas nga Katerini, Patra, Kalkidha, Megara, Spata, Korinthi etj.

Në 15 janar, ata ishin të gjithë bashkë, të mbledhur nga të gjitha anët e Athinës dhe jo vetem. Një aktivitet madhështor që tejkaloi pritshmëritë e organizatorëve.

Disa prej tyre takoheshin për herë të parë, të përmalluar, me duar në qafë, si vëllezër të një shtëpie.

Vitet nuk u kanë zbehur traditën fierake: e pritën njëri tjetërin me raki dhe karamele zana, me guna me rrëke dhe takije myzeqare, me këngë fierake dhe valle myzeqare.

Të gjitha si këtu në Fier! Dhe ajo ditë ishte një copëz Fieri në Glifadha të Athinës!

Rreth 400 fierakë mbushën plot hapësirat e atij lokali buzë detit të Glifadhës! Kishte midis tyre fierakë të thjeshtë, artistë nga të gjitha fushat, qytetarë, të integruar prej vitesh në shtetin helen, deri në sipërmarrës të denjë në zemër të Athinës.

Emocione pa fund, lot malli, përqafime vëllazërore, që nuk sosën për orë të tëra.

Mbreslënëse ishte edhe pritja që iu bë Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi, me ovacione dhe entuziazëm të madh.

Prania e tij befasoi ata pak fierakë që nuk e njihnin, të cilët e kishin ndërtuar jetën aty dhe kishin shumë pak lidhje me vitet e hershme në Fier, ndërsa të tjerët ishin më shumë se të entuziazmuar për djalin fierak që I kishte ndryshuar pamjen qytetit të tyre të zemrës, sic u shprehën vet ata.

Lot dhe përqafime, mall dhe emocione!

Ansambli “Myzeqeja” ishte një element shumë domethënës për bashkëqytetarët tanë që jetonin prej vitesh larg vendit të tyre. Kjo vlerë e traditës sonë, solli Fierin në atë ambient qindar kilometra larg tij, I cili u tejmbush nga fierakët. I duartrokitën vajzat dhe djemtë e ansamblit dhe u bënë njësh me ta. Sa mall për vallet myzeqare!

Llazi Pove, Edmond Grëmi, Bledar Veliu dhe këngët fierake do të ngrinin peshë gjithë zemrat e fierakëve të përmalluar.

Një moment argëtues ishte edhe prerja e kekut të Shën Vasilit, një traditë e bukur e grekëve, për të respektuar edhe tradtën e shtetit ku ata jetojnë çdo ditë, ku punojnë dhe janë integruar më së miri!

Një çast tjetër emocionues ishte ishte dhënia e certifikatës së nderit Shoqatës nga Kryetari i Bashkisë Armando Subashi.

Atmosfera festive, mes këngëve dhe valleve fierake shoqëroi për orë të tëra këtë takim të përmalluar mes bashkëqytetarësh.

Tashmë ata janë më afër se kurrë me njëri tjetrin, me një qëllim të vetëm: për të ruajtur gjallë dashurinë për qytetin e tyre të zemrës, kulturën, traditat, këngët fierake dhe vallet myzeqare.

Marrëveshje bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar

Marrëveshje bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar

Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armanso Subashi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën humanitare “Kryqi i Kuq Shqiptar” për ndërtimin/zhvendosjen e një ure metalike në Darëzezë nga Batalioni i Xhenios, e cila do të rrisë aksesin e komunitetit në zonën agrobujqësore dhe rezidenciale.

Drejt hapjes së filialit të merkatos MAAP në Fier

Drejt hapjes së filialit të merkatos MAAP në Fier

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Padovës, Z. Sergio Giordani, Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi ka zhvilluar një agendë të ngjeshur dhe shumë produktive në vendin fqinj. Pas takimeve miqësore dhe institucionale me qytetarin e parë të Padovës, të cilat u fokusuan në shtrirjen e një bashkëpunimi ndërsektorial dhe shkëmbimit të praktikave më të mira mes të dy bashkive, i sukseshëm ishet edhe takimi me liderin e një prej merkatove më të mëdha në Itali, Drejtorin Ekzekutiv të Mercato AgroAlimentare Padova (MAAP) Z. Maurizio Saia.

Ky takim nxiti hedhjen e hapave konkrete të ndërtimit të një tregu të madh të fruta perimeve (tipi frigoriferik) në bashkinë Fier. Ky treg do të jetë filial i merkatos së madhe të fruta perimeve në Padova, që është një nga tre merkatot më të mëdha në Itali. Finalizimi i këtij projekti dhe i disa projekteve të tjera në fushën e përpunimit të produkteve bujqësore do të hapë një faqe të re për zhvillimin e bujqësisë dhe garantimin e tregjeve në Bashkinë Fier, e jo vetëm.