Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Fier, disa nga pikat e rendit të ditës

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Fier, disa nga pikat e rendit të ditës

Në mbledhjen e djeshme të Këshilli Bashkiak Fier disa nga pikat e rendit të ditës ishin:

  1. Projektvendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga fond i kuzhtëzuar 6% për muajin Janar 2025
  2. Projektvendim për një shtesë nga të ardhurat e trashëguara në Buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2025
  3. Projektvendim për Për një shtesë dhe disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.141. datë 23.12.2024 “ Për miratimin e bursave të shtetit, për nxënësit që ndjekin programet mësimore në arsimin bazë dhe të mesëm për vitin shkollor 2024-2025
  4. Projektvendim për trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Vlashi Guxo, lagjia, “ 8 Shkurti”, Njësia Administrative nr.3, për dëmët e shkaktuara në banesën e tij nga zjarri i datës 08.02.2025

 

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Fier, disa nga pikat e rendit të ditës

Ftese e hapur per aplikim – Arbiter Volejbolli

FTESË E HAPUR

PËR APLIKIM PËR ARBITËR NË KAMPIONATIN E VOLEJBOLLIT ME SHKOLLAT 9-VJEÇARE DHE TE MESME TË BASHKISË FIER

Në zbatim të ligjit Nr.139/2015“Përvetëqeverisjenvendore”,të ligjit Nr.10 352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën, Vendimi I Këshillit Bashkiak, Nr. 11, datë 30. 01. 2023 “Për miratimin e rregullores së financimit të projekteve artistike – kulturore – sportive dhe promovuese pranë DAK-së së Bashkisë Fier”, të VKB Nr. 139, datë 23. 12. 2024 “Për miratimin e Programit Buxhetor afatmesëm (PBA) 2025-2027 përfundimtar dhe miratimin e buxhetit të vitit 2025, për Bashkinë Fier “, si dhe të çdo akti tjetër ligjor që i shërben këtij objekti, si dhe bazuar në kalendarin e  aktiviteteve të miratuara nga Këshilli Artistik i Bashkisë Fier, datë 6 janar 2025, Drejtoria e Artit, Kulturës, Turizmit dhe Promovimit publikon këtë shpallje publike për realizimin e aktivitetetit: “Kampionati i Volejbollit 2025”

Përshkrimi i aktiviteteve:

Kampionatet janë akivitete sportive të kthyera në traditë për Bashkinë e Fierit. Në këto kompeticione sportive marrin pjesë nxënësit e shkollave 9-vjecare dhe të mesme të bashkisë Fier.  Kampionati i Voljebollit është një kompeticion i përvitshëm që zhvillohet në të njëjtën periudhë kohe dhe nxit pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete sportive dhe synon gjithëpërfshirjen e tyre si mundësi për një jetë më të shëndetshme dhe aktive.

Qëllimi i projektit:

  • Ruajtja e traditës së organizimit të kampionateve;
  • Nxitja e të rinjve për t’u përfshirë në aktivitete sportive;
  • Pasurimi i jetës me aktivitete sportive;
  • Masivizimi I sporteve.

PËR APLIKIM PËR ARBITËR NË KAMPIONATIN E VOLEJBOLLIT

1 (një) pozicion – ARBITËR – në KAMPIONATIN E VOLEJBOLLIT për shkollat 9-vjecare dhe të mesme të Bashkisë Fier.

Në përputhje me rregulloret dhe standardet e miratuara nga Federata Shqiptare e Volejbollit, Bashkia Fier fton të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret përkatëse të aplikojnë për pozicionin e arbitrit në Kampionatin e Volejbollit për sezonin e ardhshëm.

KRITERET E APLIKIMIT:

  1. Të jetë mbi 18 vjeç.
  2. Të ketë përfunduar trajnimin për arbitër të futbollit ose të ketë përvojë në arbitrimin e ndeshjeve të Volejbollit.
  3. Të ketë njohuri të plota mbi rregullat e lojës dhe Kodin e Arbitrimit të miratuar nga Federata Kombëtare e Volejbollit.
  4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike për të përmbushur detyrat e arbitrimit.
  5. Të ketë integritet të lartë profesional dhe etik.
  6. Të jetë i gatshëm të marrë pjesë në trajnime dhe seminare të organizuara nga Federata.

Përfitimet:

  • Mundësi për të kontribuar në zhvillimin e sportit tek të rinjtë.
  • Një eksperiencë e vlefshme në arbitrimin e eventeve sportive.
  • Kompensim simbolik për secilën ndeshje të gjykuar.

KUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:

  • Formulari i plotësuar i aplikimit (shkarko).
  • Kopje e dokumentit të identitetit.
  • Dëshmi mbi kualifikimet dhe trajnimin si arbitër.
  • Certifikatë shëndetësore nga institucioni përkatës.

AFATI I APLIKIMIT:

Aplikimet pranohen deri më datë 27.02.2025.

Dokumentet e kërkuara mund të dorëzohen fizikisht në zyrën e protokollit të DAKTP Fier, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Bashkia Fier, ose të dërgohen me email në dakfier1@gmail.com

Drejtoria e Artit, Kulturës, Turizmit dhe Promovimit

Bashkia Fier

Formulari: Shkarko

https://docs.google.com/document/d/1bFRMocQSCPm5pnD4rqyuqO6_x-CTBtrF/edit?fbclid=IwY2xjawIsBVRleHRuA2FlbQIxMAABHeWQDN7eW3PtX9KlBq6VMEMdeieXLvJZoK-xxCkmNzFSuELNGD7P0ZjS-g_aem_iEgmVRyjnt4fxuub00oWDw

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Fier, disa nga pikat e rendit të ditës

Në mbledhjen e Këshilli Bashkiak Fier u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës

Në mbledhjen e djeshme të Këshilli Bashkiak Fier u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ndër të cilat ishin:
1️⃣ Projektvendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin dhjetor 2024.
2️⃣ Projektvendim për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën, me fondet e pushtetit qendror dhe vendor për vitin 2025.
3️⃣ Projektvendim për miratimin e sistemit të pikëzimit për programin social të strehimit, në kuadër të subvencionimit të interesave të kredisë.
4️⃣ Projektvendim për trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Nuri Ferko, lagjja Mbrostar Ferko, për dëmet e shkaktuara në banesën e tij nga zjarri.
5️⃣ Kërkesë për dhënien e ndihmës së menjëhershme për Alketi Zonja.
Njoftim mbi afishimin e ekstraktit të 2-të të listës së zgjedhësve:

Njoftim mbi afishimin e ekstraktit të 2-të të listës së zgjedhësve:

Bazuar në Udhëzimin Nr. 235, datë 10/12/2024”Për proçedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, paragrafi i III. Publikimi I ekstrakteve zgjedhore, pika 14, ju njoftojmë se:

Nga Administratorët e të gjitha Njësive Administrative në përbërje të Bashkisë Fier, është kryer afishimi I ekstraktit të 2-të të listës së zgjedhësve, në përputhje me afatin dhe kërkesat ligjore.Listat e zgjedhsëve janë gjeneruar nga sistemi dhe printuar me datë 03/02/2025. Listat e zgjedhësve janë afishuar pranë ambienteve publike të gjendjes civile përkatëse, me hyrje të lirë dhe akses për të gjithë.

Ftojmë të gjithë banorët  të marrin informacionin e duhur mbi të dhënat e tyre zgjedhore.