Mbështetje për familje dhe kategori në nevojë

Mbështetje për familje dhe kategori në nevojë

Nuk kishte si të linim jashtë vëmendjes edhe këtë fundvit ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje.

Me qëllim që tryeza e Vitit të Ri të jetë ndryshe nga çdo ditë tjetër, Bashkisë Fier u erdhi në ndihmë 1500 familjeve në nevojë që nuk kanë mundur të përfitojnë nga shpërblimi i Qeverisë duke u dhuruar nga fondet e saj, vlerën monetare prej 5000 lekësh.

  • Kategoritë përfituese:
  • Familje të varfëra pa të ardhura
  • Familje me fëmijë me status Jetim
  • Fëmijë në familje kujdestare
  • Kryefamiljare gra
  • Të moshuar që nuk trajtohen nga Sigurimet Shoqërore
  •  Familje me pjesëtarë PAK që nuk kanë mundur të përfitojnë nga shpërblimi i Qeverisë

Krahas mbështetjes së Qeverisë në këto ditë festash, mbështetjes së Bashkisë, paketës së mbështetjes që do të fillojë të shpërndahet në ditët e para të vitit të ri, e cila do të ulë efektin e inflacionit të luftës, do të vazhdojmë të ndikojmë në përmirësimin e politikave sociale për familjet pa asnjë mundësi ekonomike, për kategorinë e personave me aftësi ndryshe, apo personat e pamundur fizikisht.

 Gëzuar!

 

3 Dhjetori – Persona me aftësi ndryshe shpërndajnë mesazhe sensibilizuese

3 Dhjetori – Persona me aftësi ndryshe shpërndajnë mesazhe sensibilizuese

3 Dhjetori – Persona me aftësi ndryshe shpërndajnë mesazhe sensibilizuese

“Thyeni barrierat, hapni dyert për një shoqëri gjithpërfshirëse”. Me këtë mesazh Bashkia Fier, nëpërmjet qendrës “Horizont” ka organizuar sot një aktivitet sensibilizues në kuadër të Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara. Aktiviteti nisi me një paradë të fëmijëve, prindërve dhe stafit të kësaj qendre, përfshirë dhe qytetarë të ndryshëm që iu bashkuan kësaj nisme.

 “Mesazhi ynë sot është shumë i thjeshtë dhe i bukur:

“Thyeni barrierat, hapni dyert për një shoqëri gjithpërfshirëse, sepse të gjithë kemi të drejta të barabarta pavarësisht sa të ndryshëm jemi, sa të aftë fizikisht, sa të shëndetshëm … Bota është e bukur për shkak të diversitetit dhe vështirësive të cilat na ndihmojnë të bëhemi më të mirë me veten dhe me të tjerët, por mbi të gjitha më të mirë me ata që kanë nevojë për ne, fëmijët dhe të rinjtë tanë, ata të cilët sot presin të ushqehen me shëndet dhe edukim për të cuar nesër përpara, idetë dhe projektet tona më të mira.”,

ka thënë në fjalën e saj Drejtuesja e kësaj qendre Matilda Dushku. Fëmijët dhe të rinjtë e kësaj qendre, nëpërmjet një pantonimi treguan edhe njëherë që janë pjesë e shoqërisë dhe që dinë të lënë gjurmë, si cdokush tjetër.

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në proçesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, ekonomike dhe social-kulturore.

Pak ndihmë, pak dashuri, pak vullnet!

Të gjithë ne nga pak mund të bëjmë që jeta e këtyre personave të lehtësohet. Sfidat e jetës të jenë më të drejta, të barabarta si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Është e vështirë, por jo e pamundur!

Le t’i thyejmë këto barriera.

Le t’i hapim dyert.

Le të jemi ne ata që krijojnë një shoqëri gjithpërfshirëse ku të mund të zhvillohet cdokush. 

Të gjithë bashkë mund t’ja dalim…!!